Aktivitetet



E enjte, 02 dhjetor 2010

Takim i kryetarit z. Trajko Veljanovski me përfaqësues të Këshillit Nacional të organizatave invalidore në Republikën e Maqedonisë

Me rastin e 3 dhjetorit-Ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski realizoi takim me përfaqësues të Këshillit Nacional të organizatave invalidore të Republikës së Maqedonisë, z. Branimir Jovanovski, kryetar  i Këshillit Nacional i organizatave nacionale të Maqedonisë dhe kryetar i Federatës Nacionale për Sport dhe Rekreacion të Invalidëve  të Maqedonisë, znj. Mirsada Bakiç, kryetare e Aleancës Nacionale të  të verbërve të Republikës së Maqedonisë, z. Vasko Markov, kryetar i Aleancës Nacionale të shurdhëve dhe gjysmë të shurdhër  të Maqedonisë dhe z. Krsto Canev, udhëheqës i shërbimit profesional të Këshillit Nacional të Organizatave Nacionale të Maqedonisë.

Përfaqësuesit e Këshillit Nacional e njohën  kryetarin Veljanovski me aktivitetet e planifikuara për shënimin e djeshëm të ditës ndërkombëtare të personave me invaliditet, si dhe me pikëpamje të tyre, qëndrime dhe kërkesa lidhur me çështje të caktuara  të cilat drejtpërdrejtë i prekin organizatat dhe personat që i përfaqësojnë z. Jovanovski e arsyetoi rëndësinë e ratifikimit të Konventës për të drejtat dhe personat me invaliditet të KB, njëherit duke përmendur se janë të vetëdijshëm se zbatimi i së njëjtës nënkupton implikime më të mëdha financiare  të cilat në periudhë të krizës globale ekonomike do të paraqitnin pengesë reale. Duke filluar nga Këshilli Nacional është i përgatitur që të harmonizohet me ratifikimin e Konventës  me zbatim të prolonguar. Jovanovski shprehu kënaqësi lidhur me zgjidhjet e miratuara ligjore, veçanërisht për miratimin e ligjit për organizata invalidore i cili në masë të madhe ua ka lehtësuar funksionimi dhe i ka mundësuar organizatave të jenë reprezent valid edhe servil më i mirë i personave të cilët ata i paraqesin.

Kryetari i Aleancës nacionale të shurdhëve dhe gjysmë shurdhëve të Maqedonisë, z. Vasko  Markov drejtoi faleminderit për miratimin e Ligjit për gjuhën e shenjave dhe në mundësin për pjesëmarrje në procesin e përgatitës dhe miratimit të tij në kuadër të punës së Komisionit për punë dhe politik sociale të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Përfaqësuesit e Këshillit Nacional ishin t pajtuar dhe njëherit kërkuan  komunikimi i këtillë me komisioni përkatës të Kuvendit të jetë praktik gjatë miratimit të ligjeve që i prekin personat me invaliditet në Republikën  e Maqedonisë.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë shprehu kënaqësi që edhe sivjet ka mundësi të takohet me përfaqësuesit e Këshillit Nacional dhe njëherit drejtoi urata për ditën e nesërme Ndërkombëtare të personave me invaliditet. Njëherit, Veljanovski e vërtetoi përkrahjen e të gjitha deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, pa marr parasysh politiën e tyre, përkatësisht nacionale dhe fetare,në miratimin e ligjeve sa më të dobishme dhe më kualitative që i preken personat me invaliditet. Shprehu përgatitjen personalisht të angazhohet në drejtim të ratifikimit sa më të shpejtë të Konventës së KE, si dhe në tejkalimin e një pjesë të problemeve me të cilën përballen këto organizata dhe për shpejtë përkatës të një pjese të propozimeve të tyre

Click