Aktivitetet



E mërkurë, 27 janar 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE Z. PETAR POP ARSOV ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT TË MADH PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË PARLAMENTIT TË FINLANDËS

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe anëtarët e Komisionit znj. Stanka Anastasova, z. Pançe Dameski, znj. Silvana Boneva, z. Vanço Kocev, z. Mile Paçemski, znj. Vlladanka Aviroviq, z. Vasko Shutarov, z. Aleksandar Spasenovksi dhe znj. Hristina Runçeva sot mbajtën takim me Delegacionin e Komisionit të Madh për Çështje Evropiane të Parlamentit të Finlandës. 

Në takim, në përbërje të Delegacionit ishin: z. Ero Akan Pentela, z Esko Kiviranta, z. Mati Kaupilla, znj. Helli Jarvinen, z. Anti Vuollane, znj. Elizabet Naukler, z. Petar Saramo dhe njëherit edhe ambasadori i Republikës së Finlandës në Republikën e Maqedonisë shkëlqesia e tij z. Ari Heikinen dhe znj. Kristina Roine.

Kryetari i Komisionit u falënderua për përkrahjen parimore që Maqedonia e merr nga Finlanda, dhe njëherit konstatoi se ky bashkëpunim në nivel parlamentar është në rritje.

‘’Ky takim është mundësi pozitive për shkëmbimin e përvojave dhe informatave të  cilat Republikës së Maqedonisë do t’i ndihmojnë në procesin e evrointegrimit’’, deklaroi z. Petar Pop Arsov.

Të pranishmit debatuan lidhur me çështjet e harmonizimit të legjislacionit maqedonas me legjislacionin e UE-së, kontestin bilateral me Republikën fqinje të Greqisë, reformat në gjyqësi, doganën dhe luftën kundër korrupsionit.

 
 

Click