Aktivitetet



E mërkurë, 24 shkurt 2010, Madrid

TAKIM I PRESIDENCËS SPANJOLLE ME UE-NË DHE KOMISIONIN EVROPIAN
 
Kryetari i Komisionit Evropian, z. Zhoze Manuel Baroso, së bashku me 27 anëtarët e Komisionit, dje në Madrid realizuan takim me Presidencën spanjolle me Unionin Evropian

Presidenti i Presidencës spanjolle z. Hoze Luis Rodriges Zapatero, e theksoi "rolin themelor" të Komisionit Evropian për ndërtimin e Evropës dhe ofroi përkrahje të plotë dhe lojalitet në mandatin gjashtëmujor të vendit të tij.

Ai i potencoi idetë lidhur me këndelljen ekonomike, politikën energjetike, zhvillimin e tregut të brendshëm, bashkëpunimin industrial dhe barazinë e gjinive.

Presidenti i Komisionit premtoi se më 3 mars do ta prezantojë dokumentin zyrtar për strategjinë e re të Evropës "UE 2020". 

 

Click