Aktivitetet



E mërkurë, 3 shkurt 2010

TAKIM I NËNKRYETARES SË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA ME AMBASADOREN E REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, SH. S. ZNJ. URLIKE MARIJA KNOC

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska sot realizoi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Sh. S. znj. Urlike Marija Knoc dhe me bursistët e Praktikës ndërkombëtare parlamentare.

Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, theksoi se e gëzon mundësia që për herë të dytë të bëhet programi për funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si përgatitje për qëndrimin në Bundestagun të bursistëve të projektit IPS për vitin 2010. Ajo theksoi se këtë vit janë tre kandidatë nga Republika e Maqedonisë, Emil Amedov, Hamdi Shahini dhe Dalibor Trendafillovski, gjë që flet për përgatitjen e mirë të kandidatëve.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë bën përpjekje të mëdha për avancimin e mëtejshëm të Bursës ndërkombëtare parlamentare, projekt përmes të cilit  çdo vit ndahen disa bursa për pjesëmarrësit nga Republika e Maqedonisë. Qëllimi është promovimi i këtij projekti në Republikës e Maqedonisë, afirmim sa më i madh i tij për të tërhequr më shumë persona të rinj, të kualifikuar për këtë bursë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë edhe këtë vit, përmes Ministrisë së Kulturës, siguroi material adekuat propagandues dhe reklamues, i cili  iu dorëzua bursistëve për promovim të Republikës së Maqedonisë në Gjermani, me ç’rast nënkryetarja Svetllana jakimovksa iu drejtua pjesëmarrësve të programit IPS me fjalët se ata janë ambasadorët tanë joformalë dhe nga ata pritet që me dinjitet ta përfaqësojnë vendin tonë në Gjermani.

Ambasadorja e Republikës Federale të Gjermanisë në Republikën e Maqedonisë, SH. S. znj. Urlike Marija Knoc u falënderua për përkrahjen e programit dhe deklaroi se kontaktet e Bundestagut Gjerman dhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë të një rëndësie të madhe, kurse praktikantët që kanë qenë në Bundestagun Gjerman paraqesin urë në mes të dy vendeve.

Emil Amedov, Hamdi Shahini dhe Dalibor Trendafillovski, pjesëmarrës në IPS 2010 theksuan se për ta vizita e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ka domethënie të madhe dhe njoftimi me punën e deputetëve dhe trupave punuese të Kuvendit, sepse në atë mënyrë do të mund të bëjnë krahasim me punën e Bundestagut Gjerman.

Bursa ndërkombëtare parlamentare (IPS) 2009 është aktivitet tradicional i Bundestagut Gjerman, përkatësisht Projekti i Parlamentit Gjerman i cili bashkë me Universitetin Teknik, Universitetin e Lirë dhe Universitetin Humbolt nga Berlini u  jep mundësi të personave të rinj të angazhuar politikisht me arsim universitar të kryer në vendet e Evropës Juglindore të njihen me sistemin parlamentar të Gjermanisë.

Pjesëmarrësit në këtë Projekt janë persona të angazhuar politikisht nga më shumë vende te Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, me interes për punë në administratën shtetërore ose më gjerë në jetën publike të vendeve të tyre ( në medie, parti, organizata, arsimin e lartë dhe të ngjashme). Kandidatët e zgjedhur drejtpërdrejtë punojnë në kabinetet e deputetëve gjermanë në kohë prej pesë muajsh. Ata janë të kyçur dhe të njoftuar me punën e deputetit, tek i cili do të përcaktohen në tërësi. Marrin pjesë në përgatitjen e tij për aktivitete të ndryshme, bashkë me nëpunësit e tjerë të tij. Ndonjëherë marrin pjesë edhe në aktivitetet parazgjedhore të deputetëve dhe i organizojnë takimet me qytetarët. Kandidatët e zgjedhur nga Republika e Maqedonisë punojnë me deputetë nga Bundestagu Gjerman, të cilët kanë interes të veçantë për zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht me Republikën e Maqedonisë.  

Click