Aktivitetet



E martë, 25 maj 2010

TAKIM I NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z.RAFIS ALITI ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË SENATIT TË RUMANISË

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Rafis Alitisot pati takim me Delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Senatit të Rumanisë të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, z. Titus Korlacean.

Në takim u bisedua për interesin e ndërsjellë për bashkëpunim në planin ekonomik ndërmjet dy shteteve dhe për këmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik. Përvojat e Rumanisë si shtet -anëtar i unionit evropian dhe NATO-s janë me rëndësi të madhe për Republikën e Maqedonisë dhe bashkëpunimi në shumë fusha duhet të vazhdojë.

Rumania e mbështet Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj për aderim në Unionin Evropian dhe në NATO dhe ajo mendon se problemi me emrin që Republika e Maqedonisë e ka me Republikën e Greqisë duhet të mënjanohet nga aktiviteti kryesor, aderimi i Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian.

Në takim u theksua se kontesti me emrin është iniciuar në mënyrë artificiale nga ana e Republikës së Greqisë dhe për këtë duhet të gjendet zgjidhje. Greqia si pjesë e NATO-s dhe Unionit Evropian është brenda ndërsa republika e Maqedonisë është jashtë dhe duhet të jetë më e interesuar që të bëhet pjesë e Unionit Evropian dhe NATO-s, u tha në takim. Të gjitha sondazhet në Republikën e Maqedonisë tregojnë se qytetarët e thjeshtë japin mbështetje të madhe për aderimin e Republikës së Maqedonisë në Unionin Evropian dhe në NATO. Republika e Maqedonisë është e disponuar që të zgjidhet kontesti me emrin, por kontestuese janë identiteti dhe gjuha.

Në takim u theksua se për gjithë Ballkanin është shumë e rëndësishme zgjidhja e këtij problemi dhe se Aderimi i Republikës së Maqedonisë Në Unionin Evropian dhe në NATO është i rëndësishëm për stabilitetin e vet Ballkanit. Rumania si shtet -anëtar i Unionit Evropian dhe NATO-s i qëndron në dispozicion Republikës së Maqedonisë me të gjitha mjetet që i posedon.

Click