Aktivitetet



E premte, 26 nëntor 2010

Takim i z. Rafiz Halitit me kryeministrin e mëparshëm të Shqipërisë, z. Ylli Bufi

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Rafiz Aliti, realizoi takim me z. Uli Bufi, kryetar i mëparshëm e Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,  të cilin e njoftoi përbërjen, punën dhe aktivitetet e Kuvendit të Maqedonisë.

Përveç z.Aliti, nikoqir të takimit ishin edhe: z. Xhemail Jashari, z. Talat Xhaferi, z. Tahir Hani, znj.Hulijeta Marku, z. Hisen Xhemaili dhe z. Xhevat Ademi.

Zotëri Aliti e potencoi përparimin e këtij mandati, në të cilën me  sistematizimin e ri ekziston Sektor për përkthim në gjuhën shqipe.  Ai theksi se bëhet përkthim simultan në seancat plenare dhe në gjuhën maqedonase dhe shqipe, ndërsa deputetët shqiptar kanë mundësin që t’i marrin materialet dhe në gjuhën shqipe.

Lidhur me Marrëveshjen kornizë të Ohrit, kryeministri i mëparshëm i Shqipërisë theksoi se ai është proces i cili zgjat dhe nuk mund menjëherë të zbatohet. Në atë temë, nënkryetari i Maqedonisë të Kuvendit theksoi se janë të pashme dallimet para dhe pas Marrëveshjes kornizë, por edhe ka edhe shumë punë të cilët duhen të bëhen.

Të dy palët u pajtuan se gjatë përkthimit nga gjuha maqedonase në atë shqipe duhet të shfrytëzohet  gjuha standarde shqipe, që të mos lëshohet asnjë mungesë  gramatikore.

Në kuadër të vizitës së tij, z. Bufi i dhuroi libra Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa njërit e vizitoi dhe shtëpinë  muze e Nënë Terezës.

Click