Aktivitetet



E enjte, 07 tetor 2010

TAKIM I ZNJ.SVETLLANA JAKIMOVSKA, NËNKRYETARE E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË,ME PËRFAQËSUES TË ALEANCËS PËR KUJDESIN E FËMIJËVE NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Me rastin e Javës së fëmijëve, nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Svetllana Jakimovska, realizoi takim me përfaqësues nga Aleanca për Kujdesin e Fëmijëve në Republikën e Maqedonisë, fëmijë nga Shoqata e qytetarëve ‘’Sumnal’’ dhe fëmijë nga çerdhja e fëmijëve ‘’Orce Nikollov’’.

Java e fëmijëve shënohet në të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara në javën e parë të plotë të tetorit. Konventa për të drejtat  e fëmijë, si dokument me rëndësi me të cilin përcaktohen standardet themelore dhe kushtet minimale në pikëpamje të mbrojtjes së fëmijës, është miratuar më 20 nëntor 1989 nga ana e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Fëmijët në takim interesohen për rolin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në shtet, për arsimin e nevojshëm që të arrihet deri te bankat e deputetëve dhe njëherit e ftuan nënkryetaren e Kuvendit t’i vizitoj.

Përfaqësuesja e Aleancës për kujdesin e fëmijëve në Republikën e Maqedonisë i ndau znj.Svetllana Jakimovska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, pllakate me të cilën bëhet anëtare e respektuar e aleancës.

Click