Aktivitetet



E martë, 2 mars 2010

TAKIM I ZONJËS TEUTA ARIFI, KRYETARE E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME, ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË DHOMËS SË POSHTME TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË ITALISË

Deputetja, zonja Teuta Arifi, kryetare e Komisionit për Politikë të Jashtme, sot u takua me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë.

Në takim morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme.

Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme në Dhomën e Poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë u kryesua nga kryetari i Komisionit z. Stefano Stefani, dhe anëtarët z. Roberto Antonione, z. Pjero Fasino, z. Xhenaro Mallxheri, z. Françesko Tempestini dhe z. Mario di Napoli. Gjithashtu, në takim mori pjesë edhe SH. T. z. Donatino Markon, ambasador i Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Parlamenti i Republikës së Italisë kanë bashkëpunim tradicional i cili është pozitiv dhe konstruktiv dhe kjo vizitë është edhe një përkrahje për synimet e Republikës së Maqedonisë drejt Unionit Evropian dhe NATO-s.

Republika e Italisë në kontinuitet i jep përkrahje Republikës së Maqedonisë në rrugën për në UE dhe NATO, gjithashtu i jep përkrahje parimore për problemet konkrete që Republika e Maqedonisë i ka me fqinjët. Republika e Italisë i dha përkrahje Republikës së Maqedonisë edhe për liberalizimin e vizave.

Në takim u theksua se 90 % e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë ardhmërinë e tyre dhe ardhmërinë e vendit të tyre e shohin në Unionin Evropian dhe në NATO. 

Click