Aktivitetet



E premte, 9 korrik 2010

TAKIM ME ZNJ. SLLAVICA GJUKIQ-DEJANOVIQ, KRYETARE E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË

Grupi i deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë sot pati takim me znj. Sllavica Gjukiq- Dejanoviq, kryetare e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë.

Në takim morën pjesë anëtarët e grupit të deputetëve: z.Ivan Stoillkoviq, z. Abedin Zumberi, znj. Vesna Bendevska dhe z. Safet Neziri.

Kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, znj. Sllavica Gjukiq- Dejanoviq, u njoftua me punën e grupit të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Serbisë, me ç'rast u theksua se Republika e Maqedonisë është tejet e interesuar për nxitjen e dialogut politik dhe zbatimin e parimit të fqinjësisë së mirë në funksion të stabilitetit politik dhe sigurues të rajonit.

Në takim u theksua se marrëdhëniet ekonomike ndërmjet dy shteteve duhet të jenë në nivel më të lartë dhe parlamentet janë ato të cilat mund të ndërmarrin rolin për përkujtimin e Ministrive në lidhje me këtë.

Gjithashtu në takim u theksua se duhet të vendoset praktika e bashkëpunimit të mirë ndërmjet parlamenteve, d.m.th. të avancohet bashkëpunimi parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë.

 

Click