Aktivitetet



E hënë, 04 tetor 2010

TAKIM PUNE NË KLUBIN E DEPUTETEVE ME ZNJ. ALIDA M. BLEK

Klubi grave në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot realizoi takim pune me znj. Alida M. Blek, profesoreshë e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin‘’Xhorxh Uashington’’-SHBA.

Në takim, përveç koordinatores, znj Katerina Dimeska, dhe anëtareve të kryesisë së Klubit të Deputetëve znj. Sllavica Grkovska-Lloshkova dhe znj. Zumrete Jakupi morën pjesë edhe Silvana Boneva, koordinatore e grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE, znj.Cvetanka Ivanova, koordinatore e grupit të deputetëve të LSDM-së, znj Angella Ageler, këshilltare për marrëdhënie me publikun e Ambasadës së Amerikës në Republikën e Maqedonisë, Renata Trajkovska-Bubevska, program-asistente në Ambasadën e Amerikës në Republikën e Maqedonisë, znj, Daniella Dimitrovska, drejtoreshë e llobit të gruas Maqedonase, anëtarë të Klubit të deputetëve, deputetë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe përfaqësues të mediumeve.

Prononcim hyrës kishte koordinatorja, znj. Katerina Dimeska, e cila i njohu të pranishmit për përbërjen, aktivitetet dhe arritjet më të konsiderueshme në Klubin e deputetëve duke shprehur qëllimin e përbashkët dhe të vetëm të klubit të deputetëve-përmes zgjidhjeve ligjore që të arrihet barazia gjinore dhe përparimi i drejtave të grave, përfshirja e tyre në mënyrë aktive në procesin e vendosjes së shtetit, si dhe përforcimin dhe zgjerimin e demokracisë në të gjitha sferat e shoqërisë maqedonase.

Znj.Alida M.Blek, profesoreshë e historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Universitetit ‘’Xhorxh Vashington'‘-SHBA në prononcimin e saj sinqerisht iu faleminderua për ftesën , duke ndarë përvojat e tyre të gjertanishme para të pranishmëve dhe njëherit theksoi se edhe më tutje’’duhet të luftoni që të krijoni struktura  dhe t’i zbatoni ligjet’’.

Gjatë rrjedhës së takimit të punës morën pjesë dhe znj. Daniella Dimitrievska, znj.Angela Ageler, znj.Silvana Boneva, znj.Lilana Popovska, znj.Slavica Grkovska –Lloshkova dhe znj. Zumrete Jakupi.

Qëllimi i këtij takimi të sotëm të punës ishte mundësia për shkëmbimin e përvojave, zhvillimin e diskutimit dhe krijimin e një  bashkëpunimi të frytshëm ,si sot ,ashtu edhe në të ardhmen. 

Click