Aktivitetet



E martë, 2 mars 2010

TAKIM I NËNKRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. JANI MAKRADULI, ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR PUNË TË JASHTME TË DHOMËS SË POSHTME TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË ITALISË

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Jani Makradulu, sot u takua me Komisionin për Politikë të Jashtme të Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë.

Në takim mori pjesë edhe deputetja, znj. Vlladanka Aviroviq, kryetare e Grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Italisë.

Delegacioni i Komisionit për Politikë të Jashtme të Dhomës së Poshtme të Parlamentit të Republikës së Italisë u kryesua nga kryetari i Komisionit z. Stefano Stefani, dhe anëtarët z. Roberto Antonione, z. Pjero Fasino, z. Xhenaro Mallxheri, z. Françesko Tempestini dhe z. Mario di Napoli. Gjithashtu, në takim mori pjesë edhe SH. T. z. Donatino Markon, ambasador i Republikës së Italisë në Republikën e Maqedonisë.

Në takim u theksua se për promovim të Republikës së Maqedonisë në sytë e Evropës janë më të dobishme takimet ndërparlamentare dhe se roli edhe të një parlamentari të Italisë është shumë i rëndësishëm në rrugën e Republikës së Maqedonisë drejt evrointegrimeve.

Mysafirët u interesuan për çështje konkrete, sa ndikim të madh ka pasur kriza ekonomike botërore në Republikën e Maqedonisë dhe si janë  marrëdhëniet tregtare mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë dhe në cilat sektorë mund të rritet.

U theksua se Republika e Maqedonisë është e begatshme me  mermer të bardhë në  Prilep dhe se Republika e Italisë shumë vjet ka qenë importues i mermerit të bardhë, kurse tani atë vend e zuri Republika e Greqisë.

Gjithashtu, u tha se Republika e Italisë ka teknologji më të mirë në botë dhe është humbje nëse nuk realizohet hyrje e teknologjisë italiane në Republikën e Maqedonisë.

Click