Aktivitetet



E martë, 27 korrik 2010

Takimi i shtatë i Këshillit për stabilizim dhe asociacion ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE-së

Arritjet e Republikës së Maqedonisë në rrugën drejt anëtarësimit në UE, kriteret politike dhe ekonomike, zbatimi i Marrëveshjes së stabilizim asociacionit, bashkëpunimi financiar dhe aftësimi drejt legjislacionit të UE, do të jenë të shqyrtuar në takimin e sotëm të Shtatë të Këshillit për stabilizim dhe asociacion ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe UE-së. 

Në takimin në Bruksel do të kryesoj  z. Stiven Vnakere, ministër i punëve të jashtme të Belgjikës, vendit –kryesues me Unionin, ndërsa bashkëkryesues do të jetë ministri maqedonas i punëve të jashtme, z. Antonio Milloshovski. 

Në takim do të bëhet fjalë dhe për marrëveshjen e Lisbonës, strategjia ‘’Evropa 2020’’, kriza ekonomike, gjendja në Ballkan, si dhe bashkëngjitja e Republikës së Maqedonisë drejt politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së UE-së.
 
 
 

 

Click