Aktivitetet



E martë, 22 qershor 2010

Tejkalimi i diskriminimit etnik dhe racizmit të Ballkanit në sport

Kryetari i Komisioni për arsim, shkencë dhe sport, z. Safet Neziri dhe anëtarët e komisionit, z-sha Marinella Tusheva dhe z. Cvetko Grozdanova sot ka takim me delegacioni i Qendrës Maqedonase për kulturë dhe zhvillim, përfaqësues nga Këshilli i Evropës- Drejtoria për sport dhe VIDIK.

Takimi u mbajt me rasti e mbajtjes së Konferencës Ndërkombëtare- Shkup 2010, prej 13-14 tetor 2010 në Shkup, e titulluar si Forcimi i vlerave demokratike në sport: " Si të tejkalohet diskriminimi etnik dhe racizmi në Ballkan?!", në organizim të Qendrës Maqedonase për zhvillim dhe kulturë, si koordinator nacional në rrjetin FARE ( Futboll kundër racizmit në Evropë), kurse në bashkëpunim me Federatën fudbollistke të Maqedonisë, Këshilli i Evropës- drejtoria për sport dhe VIDIK- Austri.

Në takim u bë fjalë për atë se konferencat ndërkombëtare është nevojë ekskluzie dhe mundësi për ndërtim të atmosferës humane dhe shpirti i ndeshjeve sportive, të cilat pa dyshim janë të domosdoshme dhe të dëshiruara në këto hapësira.

Në takim morrën pjesë Nellko Nelkovski, kryetar i Qendrës Maqedonase për zhvillim dhe kulturë (MCKR), Sonja Parajep nga Këshilli i Evropës- Drejtoria për sport, Mihail Fanizadeh  nga VIDIK- Viena dhe Aleksadar Rankoviç nga BAAP- Viena.

Mysafirët shprehën dëshirë Parlamenti i Republikës së Maqedonisë të jetë pjesë e përkrahësve të konferencës, me çka nga niveli më i lartë i shtetit dhe regjionit do të dërgojë porosi precize për trajtimin e dhunës, nacionalizmi dhe racizmi në sport.

Nga ana e nikoqirëve është dhënë përkrahje e fortë e konferencës, për të cilën u dha mendim se do jetë në hap përpara jo vetëm në sport, por edhe në ndërtimin e shoqërive të bazuara në vlerat demokratike dhe vetë respektimin e Ballkanit.

Click