Aktivitetet



E enjte, 14 tetor 2010

TELEVIZIONI RADIODIFUZIV I MAQEDONISË TË TRANSFORMOHET NË SERVIS TË VËRTET PUBLIK

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, në mbledhjen e tij të pesëdhjetetetë, organizoi Debat Publik me temën: Çfarë servisi radiodifuziv i nevojitet Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i Komisionit, z. Tito Petkovski, në fillim shprehu vullnetin se në debatin  e sotëm do ta arrin qëllimin e miratimit të ligjit me të cilin do të tejkalohen problemet në sferën e radiodifuzionit, ndërsa çështje e veçantë për financimin e servisit publik radiodifuziv.

Në këtë temë, ekspertët nga  Instituti Maqedonas për Mediume dhe Shkolla e Lartë për Gazetari dhe Marrëdhënie me Publikun, me përkrahjen e Fondacionit Fridirih Ebert, përpunuan analizë të radiodifuzionit publik në Republikën e Maqedonisë në kontest të politikës evropiane të mediumit.  Në përpunim morën pjesë: m-r Snezhana Trpevska, d-r Lubomir Jakimovski, d-r Vesna Shopar, znj.Biljana Petkovska dhe m-r Zhaneta Trajkovska.

Projekti përbëhet nga përpunimi i katër analizave gjithëpërfshirëse, të fokusuara në çështje të ndryshme aktuale në sektorin e mediumeve në Republikën e Maqedonisë. Kjo analizë është e para në ciklin e analizave, ndërsa i përfshin të gjitha çështjet më të rëndësishme të lidhura me servisin radiodifuziv.  Rëndësia e radiodifuzionit publik në shoqërinë demokratike, funksionet programore, modeli i financimit, modeli i përparimit dhe mbikëqyrjes mbi punën e tij dhe rolin e servisit  publik në rrethimin e ri digjital.

Në fund të analizës është dhënë rezyme të konkluzioneve dhe rekomandimeve për aktivitetet e mëtutjeshme që duhet të ndërmerren, me qëllim Televizioni maqedonas radiodifuziv të transformohet në servis  të vërtet radiodifuziv i cili i shërben qytetarëve dhe i cili do ta ketë besimin  dhe përkrahjen e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë.

Në debatin publik morën pjesë dhe znj. Snjezhana Trpevska, z. Zoran Stefanovski, z. Alosha Silanovski, z.Jani Makraduli, z.Branko Radovanoviç, znj Vesna Shopar, znj.Biljana Petkovska, z.Cvetko Grozdanov, z. Dragan Antonovski dhe z. Lubomir Jakimovski.

Të pranishmit u pajtuan se është e nevojshme dhe me rëndësi të veçantë formimi i servisit  publik radiodufuziv, i pavarur nga qendrat e  forcave politike, sigurimin e të gjitha kushteve financiare, teknike dhe organizative, me qëllim funksionimin pandërprerë të servisit  dhe vendosjen e modelit të vetëm për pagesë të taksës radiodifuzive.

Click