Aktivitetet



E martë 22 qershor 2010, Bern, Zvicër

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski solemnisht e shkëmbeu Memorandumin për mirëkuptim me drejtorin e seksionit për bashkëpunim me Evropën Lindore nga Agjencia zvicerane për bashkëpunim dhe zhvillim- SDC Hubert Ajzell

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, e shkëmbeu Memorandumin për mirëkuptim për zbatimin e projektit " Përkrahje për themelim dhe zhvillim të Institutit Parlamentar" me z. Hubert Ajzell, drejtor i Seksionit për bashkëpunim me Evropën Lindore dhe anëtar i Drejtorisë së Agjencisë për zhvillim dhe bashkëpunim- SDC.

Me aktin e sotshëm solemnisht shënohet bashkëpunimi me rastin e themelimit të Institutit Parlamentar të Maqedonisë, kur në 17 maj në Shkup ishte nënshkruar Memorandumi për mirëkuptim mes kryetarit Trajko Veljanoski dhe ambasadorit të Zvicrës në Republikën e Maqedonisë z. Nikol Virsh

" Republika e Maqedonisë është shembull pozitiv  mes shteteve nga Ballkani Perëndimor", theksoi z. Ajzel. Ai shprehu kënaqësi të madhe se përfaqësuesit më të lartë të parlamentit maqedonas dhe së bashku të gjitha partitë politike  e themelon Institutin Parlamentar profesional dhe jo partiak, në të cilin do të përkrahet roli kryesor i pushtetit legjislativ në kuadër të demokracisë kushtetuese.

" Zvicra me kënaqësi e përshëndet vendimi e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për themelimin e Institutit Parlamentar, si  financiar, ashtu edhe nëpërmes bartjes së eksperiencës dhe ekspertizës zvicerane. Zvicra do ta ndjekë zbatimin e Institutin me interes të madh dhe pritjet", theksoi më tej z.  Ajzel.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanoski, në këtë rast solemn të shkëmbimit të Memorandumit për mirëkuptim, shkurtimisht edhe një herë u kthye në qëllimet e përbashkëta dhe pritjet, duke theksuar se përpjekjet e përbashkëta të  njohura në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për përforcimin e kapacitetit të plotë parlamentar, duke filluar nga qëllimi Instituti Parlamentar të jetë shërbim analitik-hulumtues profesional dhe i pavarur e cila do ti sigurojë Kuvendit dhe deputetëve analiza objektive, analiza komparative dhe analiza të ligjve, qasje deri te sistemet moderne arkivore dhe bibliotekës hulumtuese.

Instituti Parlamentar, nëpër shërbimeve hulumtuese dhe analitike të cilat rregullisht do t'i sigurojë për deputetët dhe shërbimet, kryen promovim të rolit legjislativ dhe mbikëqyrës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe forcimi i kapaciteteve të tërësishme të kuvendit.
Gjatë kohës së vizitës së Zvicrës, kryetari Velanoski ishte  i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit z. Jani Markaduli, deputetët: z-nja Sillvana Boneva z. Tahir hani, z-nja Cvetanka Ivanova, z-nja Flora Kadriu, z-nja Roza Topuzova- Karevska z. Kenan Hasip dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, z. Zharko Denkovski.

Delegacioni parlamentar shkëmbeu eksperienca me deputetët nga Zvicra, posaçërisht rreth çështjes së transparencës dhe shumë gjuhësia 

Të mërkurën 23 qershor, kryetari Veljanoski do të takohet me kryetarin Zviceran të Këshillit të shteteve,z-nja Erika Forster-Vanini.  

Click