Aktivitetet



Е mërkurë, 01 shtator 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI, ME SHKËLQESINË E TIJ GUROL SOKMEN SUER, AMBASADOR I JASHTËZAKONSHËM DHE I AUTORIZUAR I JASHTËM I REPUBLIKËS SË TURQISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë z. Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e porsaemëruar, të jashtëzakonshëm  dhe të autorizuar të Republikës së Turqisë në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e Tij  Gurol Sokmen Suer. 

Në takim, kryetari Veljanovski e shprehu bashkëpunimin e gjertanishëm të suksesshëm me ambasadorin e mëpashëm të Republikës së Turqisë dhe shprehu vullnetin se edhe me ambasadorin e ri do të vazhdoj ky kontinuitet, si dhe në përgjithësi bashkëpunimin e gjithëmbarshëm miqësor ndërmjet dy vendeve e cila është në nivel më të lartë në periudhën e kaluar.

Kryetari i Kuvendit  veçanërisht e shprehu kënaqësinë nga niveli i deritanishëm i bashkëpunimit bilateral ose multilateral me Republikën e  Turqisë dhe me Kuvendin e Madh popullor  të Republikës së Turqisë si vend i jonë miqësor, e potencoi edhe përkrahjen të cilën e jep Republika e Turqisë, drejt inspirimeve tona euroatlantike dhe tregoi gatishmëri në kohë sa më të shkurtër me delegacionin  e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta realizoj vizitën e tij kthyese në Republikën e  Turqisë.

Ambasadori i porsaemëruar  i Republikës së Turqisë Shkëlqesia e Tij Gurol Sokmen Suer shprehu kënaqësinë dhe falëminderimin për takimin me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe shprehu se çdo diplomati turk i paraqet kënaqësi të jetë në ndonjë mision diplomatik në Republikën e Maqedonisë. Ambasadori i Turqisë veçanërisht i potencoi relacionet e gjertanishme miqësore ndërmjet dy vendeve, e shprehu shpresën e tij  se ashtu do të jetë në të ardhmen dhe shprehu gatishmërinë e tij të kontribuoj në mënyrë aktive në thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në të gjitha nivelet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë.

Click