Aktivitetet



E premte, 07 maj 2010

TRIBUNË PUBLIKE ME TEMËN: ‘’EVROPA-60 VJET PAS DEKLARATËS SË SHUMANIT: RRUGA E MAQEDONISË DREJT UNIONIT EVROPIAN’’

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në kuadër të manifestimit tradicional ‘'Parlament i hapur’’ në bashkëpunim me lëvizjen Evropiane në Republikën e Maqedonisë (LERM),sot organizuan tribunë ndërkombëtare shkencore dhe publike me temën: ‘’Evropa-60 vjet pas Deklaratës së Shumanit: Rruga e Maqedonisë drejt Unionit Evropian'' me rastin e 9 majit-Ditës së Evropës.

Në kuadër të këtij manifestimi, fjalim hyrës kishin znj. Mileva Gjurovska, kryetare e LERM-së, z. Petar Pop Arsov, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Rafiz Haliti, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe z. Rizvan Sulejmani, nënkryetar i LERM-së.

Njëkohësisht, prononcim të vetin kishin dhe znj. Izabel Giznel, këshilltare e parë e Ambasadës së Francës në Republikën e Maqedonisë, z. Diter Til nga misioni i UE-së në Republikën e Maqedonisë, si dhe deputetët, profesorët universitar, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe sektorit qytetar.

Të pranishmit e shprehën kënaqësinë e tyre nga organizimi i kësaj tribune, ndërsa njëkohësisht shkëmbyen mendime dhe përvoja rreth çështjeve për atë se deri ku është Republika e Maqedonisë në rrugën drejt procesit eurointegrues. 


 

Click