Aktivitetet



E hënë, 30 gusht 2010

U PREZANTUA UEB-FAQJA E RE E FONDACIONIT VESTMINSTER PËR DEMOKRACI

Fondacioni Vestminster për Demokraci, përmes projektit për forcimin e kapaciteteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, sot (në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë) e prezantoi ueb faqen e re – http://www.parliamentarycentre.mk/al/. Ky projekt është përkrahur nga ana e Ambasadës së Britanisë në Republikën e Maqedonisë.

Ueb-faqja është në tre gjuhë dhe ka për qëllim  promovimin e programit për trajnime të Fondacionit, punë me Kuvendin, partnerët programor të cilët punojnë me Vestminster Fondacionin për Demokraci dhe Kuvendi, në mënyrë të rregullt t’i botoj ngjarjet e planifikuara, trajnimet dhe aktivitetet në Kuvend.

Njëherit, në mënyrë të rregullt do të botohen artikujt dhe shkrimet nga deputetët, ambasadorët, partnerëve programor, organizatat qytetare, mediumet, për tema lidhur me zhvillimin në Kuvend.

Ueb faqja është paramenduar të paraqet një lloj qendre simbolike virtuale për studime parlamentare, e cila do të kontribuoj për rritjen e debatit të përgjithshëm  për zhvillimin parlamentar në Republikën e Maqedonisë dhe promovimin e programit të Vestminster Fondacionit për Demokraci.

Nga ana e Fondacionit, me përkrahje dhe në partneritet të Ambasadës Britanike në Shkup, është formuar edhe Qendra Maqedonase për studime parlamentare, e cila ka për qëllim që t’i ndihmoj Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të krijoj qendër personale të përmbajtur për mësim nëpunësve dhe deputetëve. Qendra përfshin ekspertë kulmor në praktikën parlamentare, mbikëqyrjen financiare dhe komunikime.

Qëllimet e qendrës janë:

  • Ta përkrah Kuvendin në zhvillimin e komisioneve të cilët funksionojnë mirë, të cilët janë efektiv dhe efikas në miratimin ligjeve dhe zbatimin e mbikëqyrjes parlamentare;
  • Të përkrahet Komisioni për Financim dhe Buxhet anëtarët dhe personeli i tij gjatë procedimit të raporteve nga enti shtetëror për revizion dhe mirëmbajtjen  e mbikëqyrjes së qeverisë; 
  • Të përkrahet Kuvendi në komunikimin sa më të mirë me qytetarët për punën e tyre dhe t’i ndihmohet  gazetarëve parlamentar më së miri të informojnë për çështjet parlamentare;
  • Të përkrahet Kuvendi më së miri ta shqyrtoj të sunduarit e së drejtës, konventave ndërkombëtare dhe të drejtat  e njeriut në legjislacion dhe gjatë funksioneve mbikëqyrëse;

Qendra ka të zhvilluar plan mësimor dhe programe për trajnim , të bazuara në praktika më të mira ndërkombëtare. Puna me partnerët maqedonas siguron se përmbajtja e planit mësimor është relevant me rrethanat lokale, bartet në format dhe në qasje e cila i përgjigjet Kuvendit dhe përdor shembuj dhe studime maqedonase dhe ndërkombëtare të rasteve.

Partnerët maqedonas në  qendër janë universitete të  njohura, institucione për mësim dhe organizata joqeveritare, të cilët i posedojnë shkathtësitë e nevojshme  dhe ekspertizë profesionale.
 
 
 

 

Click