Aktivitetet



E premte, 9 korrik 2010

U SHQYRTUA PROGRAMI DHE PRIORITETET PËR PUNËN E KRYESIMIT TË MBRETËRISË SË BELGJIKËS ME UE-në

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur më 8 korrik 2010 i shqyrtoi programin dhe prioritetet për punën e kryesimit të Mbretërisë së Belgjikës me Unionin Evropian, për periudhën prej 1 korrik - 31dhjetor 2010, të parashtruara nga ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës, E.T Mark Mikelson.Në mbledhje morën pjesë edhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, Këshillit Nacional për Eurointegrime dhe të Komitetit të Përzier Parlamentar RM-UE, si dhe ushtruesi i detyrës i Mbretërisë së Belgjikës në Republikën e Maqedonisë, E.T Mark Mikelson, përfaqësuesi special i Unionit Evropian dhe shefi i Delegacionit të Unionit Evropian në Republikën e Maqedonisë, E.T Ervan Fuere, ambasadori i Republikës së Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, E.T Ferenc Kekeshi dhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Republikën e Maqedonisë, E.T Hoze Manuel Pas dhe Agueras.

E.T Mark Mikelson, i prezentoi prioritetet e Kryesimit Belg me Unionin Evropian. Në gjashtë muajt e ardhshëm Kryesimi Belg do të koncentrohet në pesë prioritete kryesore, edhe atë në komponentin social, të mjedisit jetësor, të lirisë, drejtësisë dhe sigurisë dhe të marrëdhënieve të jashtme.

Ambasadori vlerësoi se perspektiva e eurointegrimit të një vendi kërkon kohë dhe zhvillohet në faza. Ndonjëherë ndodhin disa gjëra të cilat janë të mira, ndërsa ndonjëherë të këqija, por roli i kryesimit është që të shohë shanse kur paraqiten ngjarje pozitive, e kjo kapitalizohet nga vendi i caktuar që të vazhdojë kah UE-ja. Ai tha se  Belgjika pret përparim gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm në bisedimet për emrin ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë dhe nëse kjo ndodh, menjëherë do të vendoset çështja e datës për fillimi e bisedimeve aderuese me UE-në. Optimizmi në lidhje me kontestin për emrin e shikon në faktin që edhe krahas bisedimeve të cilat zhvillohen në kuadër të KB-së, ekzistojnë edhe takime të shpeshtuara të drejtpërdrejta të premierëve të dy vendeve.

E.T Ervan Fuere, në fjalimin e tij theksoi se duhet të bëhen përpjekje plotësuese për intensifikimin e dialogut maqedono-grek , sepse zgjidhja e kontestit me emrin është më se e nevojshme.

Ai vlerësoi se është dëshpëruese që dialogu politik në nivel nacional është dobësuar, dhe kjo ndikon edhe në nivelin parlamentar. Sipas tij, është e domosdoshme gjetja sa më e shpejtë e kompromisit për Rregulloren e Kuvendit, të përshpejtohen reformat në polici, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në administratën publike  dhe veçanërisht në gjyqësi, ku edhe më tej ekziston ndikimi dhe përzierja politike.  Theksoi se me rrëndësi të veçantë janë edhe reformat në arsim, në kontest të implementimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, që të sigurohet besimi ndërmjet bashkësive.

Kryetari  i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov, i përshëndeti prioritetet e kryesimit belg ndërsa në mënyrë të veçantë faktin që zgjerimi i Unionit Evropian mbetet pjesë e agjendës edhe gjatë këtij kryesimi me UE-në. 

Ai theksoi se për Republikën e Maqedonisë prioritet kyç është zhvillimi i pandërprerë i procesit euroatlantik. Fokusi i vendit tonë është i përqendruar në dy drejtime: Zbatimi  efikas i procesit të reformave dhe rritja përpjekjeve për zgjidhjen e kontestit që u imponua nga fqinji jonë jugor.

Click