Aktivitetet



E premte, 9 prill 2010, Komisioni për Çështje Ekonomike

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR KONCESIONE DHE LLOJE TJERA TË PARTNERITETIT PRIVAT PUBLIK

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e dyzetë, të mbajtur më 8 prill 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe lloje tjera të partneritetit privat publik, me procedurë të shkurtuar.  

Propozim-ligjin e arsyetoi përfaqësuesi i propozuesit, zëvendësministri për Çështje Ekonomike, dr. Metodij Haxhi-Vaskov, i cili theksoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara precizohen në mënyrë plotësuese disa sfera.

Në pjesën e parë kryhet precizim plotësues i disa definicioneve dhe dispozitave, edhe atë në pjesën e ofertuesit, përkatësisht koncesionarit i cili do të shfrytëzojë edhe koncesion të caktuar në një periudhë të caktuar kohore. 

Pjesa e dytë  përfshinë precizimin plotësues dhe rregullimin plotësues në rast kur një ndonjë thirrje të caktuar marrin pjesë më shumë ofertues, përkatësisht formohet konsorcium ku së bashku ofertuesit do të marrin pjesë në shpalljen publike për ndarjen e koncesionit dhe hyrjen në partneritetin privat publik bashkë me sektorin publik.

Pjesa e tretë e ndryshimeve përfshinë pjesën minimale të lartësisë së garancisë për pjesëmarrje në procedurë të caktuar për ndarjen e koncesionit, përkatësisht partneritetit privat publik. Shuma minimale e garancisë bankare zvogëlohet nga ato ekzistuese 3% në 0,25%. 

Zëvendësministri i Ekonomisë, theksoi se kjo do të thotë dinamizim i sferës e cila rregullohet, rritje e mundësive për oferta nga më shumë forma të ndryshme të subjekteve ekonomike dhe përmirësim në pjesën e tërheqjes së subjekteve ekonomike potenciale dhe konkurrencës në fazën e thirrjes publike.

Në diskutim morën pjesë anëtarët e Komisionit, z.  Marjanço Nikollov dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Dr. Metodij Haxhi-Vaskov.

Pas përfundimit të debatit, Komisioni për Çështje Ekonomike, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe lloje tjera të partneritetit privat publik, e kaloi në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click