Aktivitetet



E enjte, 15 prill 2010, Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR PESHKATARI DHE AKUAKULTURË

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 34-të, të mbajtur më 14 prill 2010, si trup punues amë në leximin e dytë e shqyrtoi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë (leximi i dytë).

Në mbledhje në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm z. Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, z. Abdilgafar Sinani dhe z. Igor Bojaxhievski.

Në diskutimin për Propozim-ligjin morën pjesë deputetët: z. Jovan Ginev, z. Zhivko Pejkovski, z. Cvetan Tripunovski, z. Pançe Dameski, z. Tome Çingovski, z. Nikolla Qurkçiev dhe Vasko Shutarov.


Kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se në afatin e caktuar të përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë të parashtruar gjithsej 25 amendamente për Propozim-Ligjin nga të cilat u miratuan 16, u refuzua 1 dhe u tërhoqën 8 amendamente.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave e kaloi Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë (leximi i dytë) në procedurë të mëtejme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

 

Click