Aktivitetet



E hënë, 22 mars 2010, Komisioni për Financim dhe Buxhet

U SHQYRTUA PROPOZIM-LIGJI PËR REVIZION SHTETËROR

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e pesëdhjetegjashtë, të mbajtur më 18 mars 2010, si trup punues amë e shqyrtoi Propozim-ligjin për revizionin shtetëror (leximi i parë).

Arsyetim hyrës për propozim-ligjin dha z. Nedim Ramizi, zëvendësministër i Financave. Ai theksoi se Propozimi-ligji është në funksion të përforcimit të pavarësisë operative dhe financiare të Entit Shtetëror për Revizion dhe arritjen e efektivitetit dhe efikasitetit më të madh në kryerjen e revizionit shtetëror.

Qëllimi është që të përforcohet vendi, roli dhe pavarësia e Entit Shtetëror për Revizion, si institucion më i lartë revizor në Republikën e Maqedonisë i cili është kompetent për kryerjen e revizionit shtetëror.

Njëkohësisht, me propozim-ligjin bëhet edhe harmonizimi i rregullativës ligjore me Meksikën, Deklaratën për pavarësi të institucioneve supreme të revizionit dhe me Deklaratën e Limës e cila i definon rregullat dhe drejtimet për revizion.

Me Entit Shtetëror për Revizion udhëheq revizori kryesor shtetëror, të cilin e zgjedh dhe shkarkon Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me mandat prej nëntë vitesh, pa të drejtë rizgjedhjeje, ndërsa revizionin shtetëror e kryejnë revizorë të autorizuar shtetërorë dhe revizorë shtetërorë të punësuar në Entin Shtetëror për Revizion. Enti Shtetëror për Revizion në funksion të kryerjes së punëve dhe detyrave të punës të përcaktuara në ligj, mund të angazhojë edhe persona profesionalë dhe ekspertë jashtë Entit Shtetëror për Revizion.

Me qëllim që të sigurohet transparencë në punë, Enti Shtetëror për Revizion përgatit Raport vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e ESHR dhe ia dorëzon në shqyrtim Kuvendit të Republikës së Maqedonisë .

Me qëllim që të plotësohet objektiviteti dhe pavarësia propozohet që revizion të punës së Entit Shtetëror për Revizion, të kryej shoqëri për revizion e cila ka leje për kryerjen e punëve të revizionit, në pajtim me Ligjin për revizion.  Zgjedhjen e shoqërisë për revizion e bën Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.

Kuvendi e shqyrton raportin nga revizioni i kryer i shoqatës për revizion së bashku me Raportin vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit Shtetëror për Revizion.

Në debat morën pjesë deputetët Jovan Manasijevski, Vlladanka Aviroviq, Goran Misovski, Kërsto Mukoski dhe Marjanço Nikollov.

Komisioni me gjashtë vota "për” dhe tre “kundër” konkludoi që Propozim-ligji për revizion shtetëror është i pranueshëm dhe mund të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

Click