Aktivitetet



E mërkurë, 21 korrik 2010

VAZHDIMI I TRETË I MBLEDHJES SË NJËMBËDHJETË TË KOMISIONIT PËR KULTURË

Komisioni për Kulturë, sot në vazhdimin  tretë të mbledhjes së njëmbëdhjetë  nga debati mbikëqyrës me temën: Implementimi i Ligjit për donacione dhe sponzorime në veprimtaritë publike’’në pajtim me nenin 23 paragrafi 2 i Ligjit për Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, ndërsa në bazë të debatit mbikëqyrës Komisioni e miratoj këtë  K o n k l u z ë.

- Komisioni për Kulturë:

1. E përshëndet politikën e nxitjeve tatimore për personat fizikë dhe subjektet juridikë të cilët donojnë dhe sponzorojnë në sferat me interes publik. Në këtë mënyrë ata  nxiten  në mënyrë aktive të kontribuojnë për përmirësimin e jetës së qytetarëve, shoqatave dhe fondacioneve si dhe personave tjerë juridikë, mirëqenien e tyre dhe të drejtën sociale;

2. E nxit kalimin e deritanishëm liberal në përfshirjen e ligjit në kuptimin e  përkufizimit të gjerë të lëndëve të donacionit/sponzorimit, nxitjen tatimore te më shumë lloje të tatimeve, qasjen liberale ndaj dhënësve dhe pranuesve si dhe barazimin e donatorëve të huaj dhe të vendit;

3. Konstaton se dispozitat në Ligjin  ekzistues për donacione dhe sponzorime në veprimtaritë publike si dhe interpretimi i tij  shpijnë deri të problemi i zbatimit të tij të deritanishëm. Për këtë, Ligji nuk i jep rezultatet e pritura në drejtim të nxitjes më të madhe të personave fizikë dhe juridikë që të donojnë, sponzorojnë;

4.  E thekson nevojën për miratimin e Ligjit të ri për donacione dhe sponzorime i cili do t’i mënjanoj pengesat në kuptimin e përkufizimeve, procedurës dhe kompetencave, por edhe do t’i revidojë beneficionet e parapara tatimore;

5. Rekomandon Ministrinë kompetente, Ministrinë e Drejtësisë, në procesin e hartimit të ligjit në mënyrë aktive t’i përfshij edhe institucionet tjera relevante, ekspertët dhe përfaqësuesit e palëve të interesuara (përmes formimit të grupit punues shumësektorësh dhe/ose mekanizma te tjerë të cilët i ka në dispozicion.) Në këtë drejtim veçanërisht nxitet përfshirja e deputetëve në Kuvendin e RM-së në procesin e hartimit të ligjit.

6. Rekomandon, në lidhje me përkufizimin  e nocioneve dhe afateve kyçe,  harmonizim me Ligjin për shoqata të qytetarëve dhe fondacione (Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë nr. 52/2010) si dhe me parimet tjera ligjore të cilat e përkufizojnë interesin publik dhe organizatat/ institucionet me karakter publik;

7. Rekomandon precizimin e kompetencave të institucioneve në kah të zvogëlimit maksimal të ngarkesës dhe harxhimeve  për administratë, si dhe zvogëlimin e mos sigurisë juridike për shfrytëzuesit në zbatimin e ligjit;

8. Rekomandon thjeshtësim të procedurës më të cilën realizohen nxitjet tatimore në pajtim me praktikën pozitive botërore, Procedura duhet të thjeshtësohet në kah të zvogëlimit të ngarkimit të dhënësit përmes: 1) lidhjes së interesit publik (dhe /ose konfirmimin e interesit publik) me pranuesin, 2) realizimin e procedurës vetëm përmes evidencës kontabiliste dhe 3) zvogëlimin e vëllimit të dokumentacionit të domosdoshëm;

9. Rekomandon të bëhet analizë: a do të kufizohen pranuesit vetëm në organizata me interes publik (OIP) ose do të përfshihen të gjitha organizatat dhe fondacionet. Në domenin e sportit u bë analizë për organizata sportive të regjistruara në pajtim me Ligjin për sport ose më gjerë për të gjithë ata që promovojnë sport si dhe dallimi  i mundshëm në mes sportit superior dhe sportit masiv.

10. Rekomandon të bëhet analizë  për modalitetet e ndryshme të tatimimit  me përkufizim të karakterit  jo përfitues  komercial në kulturë;

11. Rekomandon nevojën për analizë të mundësisë për rritjen e nxitjes tatimore për donacione te tatimi i fitimit ose të analizës për mundësinë për ndryshimin e mekanizmit të llogaritjes së nxitjes tatimore. Veçanërisht rekomandon se ekziston nevoja për  analizë të mundësive që të parashihen nxitje më të mëdha tatimore nga ata të tanishmet, veçanërisht në sferat të cilat tradicionalisht  mbështeten me donacione dhe sponzorime (sporti, kultura  e tjera) dhe për sferat me interes të veçantë shoqëror (arsimi, shkenca, shëndetësia etj.);

12. Rekomandon se ekziston nevoja për analizë të mundësive për rritjen e kufirit prej 24.000 denarë të tatimit personal të  të ardhurave (ose të ngel vetëm kushti  i parë tani i definuar prej 20% nga borxhi i përgjithshëm tatimor në bazë të tatimit personal të të ardhurave) që të stimulohen individët të donojnë mjete në sferat me interes publik;

13. Rekomandon nevojën e ndryshimit të rregullativës ligjore që të mundësohet për të gjithë personat fizik të cilët për të ardhurat e tyre paguajnë tatim personal të të ardhurave  (mbi 500.000 persona) të kenë mundësi të realizojnë nxitje tatimore gjatë donacioneve në sferat me interes publik, kurse jo vetëm atyre që kanë të ardhura plotësuese dhe të cilët dorëzojnë fletëparaqitje tatimore (rreth 150.000 persona për vitin 2009);

14. Vlerëson se duhet të gjendet mënyrë që të llogaritet TVSH-ja gjatë SMS/ donacionit telefonik (edhe për pripejd edhe për postpejd shfrytëzuesit), që të mos mbingarkohen shfrytëzuesit e telefonisë mobile (edhe në momentin e definuar me Ligjin për donacione dhe sponzorime në veprimtarit publike, por nuk zbatohet);

15. Rekomandon se në pajtim me nenin 9 të përkufizuar në Ligjin për donacione dhe sponzorime në veprimtarit publike, "Publikimi i emrit, firmës dhe shenjës mbrojtëse të dhënësit të donacionit dhe të sponzorimeve në media publike, të shkruara dhe elektronike  nuk llogaritet për reklamë" që të propozohet zgjidhje me të cilën media nuk do të mundin refuzojnë që ta shfaqin logon  e dhënësit (në praktikë  rasti më i shpeshtë është kur dhënësi është kompani). Në mënyrë plotësuese, me theksimin e emrave, logove të donatorëve ose sponsorëve stimulohet përgjegjësia shoqërore dhe vetëdija për domosdoshmërinë e donimit në projekte të interesit publik, pa marrë parasysh nga persona juridikë ose fizikë;

16. Rekomandon mbajtjen e regjistrit për donacione dhe sponzorime si dhe mundësinë për parashtrimin e dokumenteve deri të institucionet përgjegjëse të lidhura me procedurat për donacione dhe sponzorime nga ana e dhënësit dhe pranuesve, në formë elektronike.

17. Kjo konkluzë t’i dorëzohet Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Financave;

18. Konkuza të publikohet në veb faqen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Click