Aktivitetet



E premte, 29 tetor 2010

VIZITË NË ENTIN SHTETËROR PËR STATISTIK

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në Kuvendin e Republikës më 27.10.2010 (e mërkurë) e vizitoi Entin Shtetëror për Statistikë. 

Iniciativa doli nga rrjedha e diskutimit në Debatin Publik për Propozim-ligjin për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011 dhe ishte me qëllim për njohjen sa më të mirë të punës së Entit Shtetëror për Statistikë, ndërsa para leximit të dytë të Propozim-ligjit për regjistrim të popullatës, amvisërive dhe banesave në Republikën e Maqedonisë për vitin 2011.

Në grupin të cilin e vizitoi Enti Shtetëror për Statistikë, përveç deputetëve, të cilët janë anëtarë të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ishin edhe deputetët përfaqësues të partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Gjatë vizitës, deputetët kishin mbikëqyrje dhe ishin njohur me procesin regjistrues dhe përgatitjen e Entit Shtetëror për Statistikë përmes prezantimit të metodologjisë dhe mënyrës së kryerjes së regjistrimit të ardhshëm. 

 

Click