Aktivitetet



E hënë, 25 tetor 2010

VIZITË E PARË ZYRTARE E GRUPIT PARLAMENTAR TË PARLAMENTIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË PËR BASHKËPUNIM ME PARLAMENTIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Kryetari i grupit parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  për bashkëpunim me parlamentin e Republikës së Kosovës, z. Ilija Kitanovski, sot realizoi takim me z. Skender Durmishi, u.d ambasador i Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë. Në takim morën pjesë dhe anëtarët e grupit parlamentar: Znj.Silvana Boneva, z. Jani Makraduli, z.Abedin Zumberi, z. Safet Neziri, z. Xhemail Jashari dhe znj. Roza Topuzova Karevska.

Kjo ishte Vizita e parë zyrtare e Grupit Parlamentar të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kosovës.

‘’Do të doja në emër timin, dhe në emër të gjithë grupit, të ua uroj fillimin me punë të ambasadës së re dhe emërimin tuaj në funksion ambasador i parë ushtrues  detyre në Republikën  e Kosovës në Republikën e Maqedonisë dhe me atë rast të ju dëshiroj shumë sukses në punë’’, theksoi kryetari z.Ilija Kitanovski, në fjalimin e tij hyrës.

Zotëri Durmishi i përshëndeti të pranishmit dhe anëtarët e grupit të deputetëve për bashkëpunim, duke faleminderuar  iniciativës për krijimin  këtij grupi parlamentar, theksoi se ky lloj i bashkëpunimit është hap i rëndësishëm për Republikën e Maqedonisë dhe Republikën e Kosovës, të cilët e vërtetojnë bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy shteteve, si tani, ashtu edhe në të ardhmen.

Marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve, anëtarët i karakterizuan me shkallë të lartë të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar, si dhe bashkëpunim në sferën e kontestit, kulturës dhe turizmit, duke potencuar vlefshmërinë për paqen dhe stabilitetin në rajon, ndërsa me rëndësi të veçantë është fakti që ndërmjet dy vendeve nuk ka çështje të hapura.  

Në fund të takimit, të pranishmit shprehën vullnetin se ky lloj i bashkëpunimit institucional në të ardhmen do të kontribuoj për përparimin e komunikimit ndërmjet dy shteteve, hapjen  e të gjitha çështjeve të rëndësishme, zhvillimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të gjithëmbarshëm në të gjitha sferat. 
 

Click