Aktivitetet



E enjte, 11 mars 2010

KRYETARI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE, Z. LUBISAV IVANOV XINGO, REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E REPUBLIKËS SË SLLOVENISË

Kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Lubisav Ivanov Xingo, realizoi takim me Delegacionin e Republikës së Sllovenisë, të udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, z. Pavel Gantar. Në përbërje të Delegacionit të Republikës së Sllovenisë ishin edhe shefi i Grupit parlamentar, z. Joshko Godec, kryetari i Komisionit për Çështje me Unionin Evropian, z. Bogdan Baroviq dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Allan Brajan Bergant

Në takim mori pjesë edhe zëvendës-ministri i Ekonomisë, z. Metodija Haxhi Vaskov dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike: z. Vanço Kocev, z. Oliver Derkoski, z. Risto Stojanov, znj. Lidija Miteva dhe znj. Zumrete Jakupi. 

Kryetari i Komisionit, z. Lubisav Ivanov Xingo, i njoftoi të pranishmit me përbërjen dhe punën e Komisionit dhe njëherit shprehu falënderim për përkrahjen e gjithanshme që Republika e Sllovenisë ia jep Republikës së Maqedonisë në kuadër të integrimeve evroatlantike.  

Të pranishmit shkëmbyen përvoja për çështjet në sferën e ekonomisë, përkatësisht për bashkëpunimin tregtar bilateral të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Sllovenisë, efektet nga kriza ekonomike dhe mënyrat për ballafaqimin me të.

U theksua se edhe krahas bashkëpunimit në nivel politik, ekonomik dhe kulturor të Republikës së Maqedonisë me Republikën e Sllovenisë, megjithatë në vitin e fundit është shënuar zvogëlim i bashkëpunimit tregtar ekonomik, dhe në të ardhmen duhet të rritet eksporti i prodhimeve të Maqedonisë në Republikën e Sllovenisë.

Click