Aktivitetet



E mërkurë, 10 mars 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z. PETAR POP ARSOV DHE ZËVENDËSKRYETARIT TË KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME, Z. VASKO SHUTAROV, ME KRYETARIN E KUVENDIT TË SLLOVENISË, DR. PAVELL GANTAR

Kryetar i  Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, z. Vasko Shutarov, realizuan takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, SH. T. dr. PavelL Gantar. Njëherit, në përbërje të Delegacionit të Republikës së Sllovenisë ishin edhe shefi i Grupit parlamentar, z. Joshko Godec, kryetari i Komisionit për Çështje me Unionin Evropian, z. Bogdan Baroviq dhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë në Republikën e Maqedonisë, z. Allan Brajan Bergant.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane dhe Komisionit për Politikë të Jashtme, zonja Liljana Popovska, z. Aleksandar Spasenovski, zonja Vlladanka Aviroviq, z. Mile Paçemski, z. Pançe Dameski, z. Hajrulla Misini, zonja Sllavica Gërkovska Lloshkova, z. Andrej Zhernovski, zonja Hristina Runçeva dhe z. Nazif Bushi.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Petar Pop Arsov dhe zëvendëskryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme, Vasko Shutarov, i njoftuan mysafirët me punën dhe aktivitetet e të dy komisioneve. 

Gjithashtu, ata u falënderuan për përkrahjen pa rezervë të cilën Republika e Sllovenisë ia jep Republikës së Maqedonisë në procesin e evrointegrimeve përmes ndikimit të evrodeputetëve, z. Zoran Taler dhe zonja Tanja Fajon.  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, dr. Pavel Gantar, e ceku seriozitetin të cilin Republika e Maqedonisë e tregoi në rrugën drejt UE-së dhe NATO-s dhe pret që gjatë presidencës së Spanjës me UE-në të merr datë për negociata.

 

Click