Aktivitetet



E martë, 25 maj 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE, Z. PETAR POP ARSOV, ME DELEGACIONIN E KOMISIONIT PËR POLITIKË TË JASHTME TË SENATIT TË RUMANISË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Petar Pop Arsov, me anëtarët e Komisionit z-nja. Sllavica Grkovska Loshkova, z-nja. Vlladanka Aviroviç, z. Aleksandar Spasenovski, z. Pançe Damevski dhe z. Jovan Llazarev, sot realizuan takim me Delegacionin  e Komisionit për Politikë të Jashtme në Senatin e Rumanisë, të udhëhequr nga Kryetari i  Komisionit, z. Titus Korlacean.

Në përbërjen e Delegacionit ishin anëtarët z-nja. Georgica Severin, z. Romeo Nikoara, si dhe Ekselenca e Tij Adrian Stefan Konstantinesku, ambasador i Republikës së Rumanisë në Republikën e Maqedonisë.

Në fillim, Kryetari Petar Pop Arsov ju dëshiroi mirëseardhje mysafirëve dhe shfaqi shpresën se ky takim do të zhvillohet në frymën e miqësisë, të cilën e kanë Republika e Maqedonisë dhe Republika e Rumanisë. 

Kryetari i njoftoi të pranishmit me përbërjen dhe kompetencat e Komisionit, njëkohësisht u falënderua për mbështetjen jo egoiste të cilën Republika e Rumanisë ia jep shtetit tonë në kuadër të procesit euro integrues edhe nëpërmjet njohjes nën emrin kushtetues.

Z. Titus Korlacean i theksoi marrëdhëniet e mira politike të cilat i kanë të dyja shtetet dhe sugjeroi që në të ardhmen të punohet edhe në thellimin e bashkëpunimit ekonomik . Ai e përshëndeti heqjen e vizave në Republikën e Maqedonisë, dhe njëkohësisht theksoi shpresën se Republika e Maqedonisë do të marrë datë për negociata gjatë kohës së kryesimit Spanjoll me BE-në.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane e theksoi rëndësinë e konsensusit politik nga ana e të gjitha partive politike në Republikën e Maqedonisë dhe qytetarëve nga të cilët 50% janë për euro integrime në BE dhe NATO.

Click