Aktivitetet



E martë, 26 tetor 2010, Bruksel

Zbatimi efikas i procesit reformues

Në seancën e 44-të të KOSAK, që nga 24 tetori u mbajt në Bruksel, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov, kishte prononcim të vetin, në të cilin, në mes tjerash, theksoi se Republika e Maqedonisë prioritet kyç ngel marrja e datës për fillimin e  bisedimeve paraaderuese dhe mbajtjes së pandërprerë të procesit evointegrues.

Republika e Maqedonisë është e fokusuar në të dyja, për ne qëllime kryesore: Zbatimi efikas i procesit reformues dhe maksimizimi i synimeve për shkarkimin e kontestit lidhur me emrin e shtetit i cili ishte imponuar nga fqinj jonë jugor, Republika e Greqisë.

Lidhur me reformat, Republika e Maqedonisë në vazhdimësi dorëzon rezultate konkrete dhe të dukshme në sferat kyçe reformuese, veçanërisht në reformat e:  Administratës shtetërore, jurisprudencën, luftën kundër korrupsionit, zbatimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit , harmanizimin me të drejtën e Unionit Evropian dhe përmirësimin e implementimit të ligjeve dhe reformave ekonomike.

Sa i përket kontestit që Republika e Maqedonisë e ka me Republikën e Greqisë në emrin tonë kushtetues,z Pop -Arsov theksoi se nga Republika e Maqedonisë kërkohet të ketë një rolë më proaktiv lidhur me tejkalimin e atij problemi. Për atë qëllim, kreu shtetëror maqedonas në vazhdimësi  ofron më tepër sugjestione dhe alternativa dhe në atë kontest vlerëson se modeli kroato-slloven  është i zbatueshëm  dhe në rastin tonë të udhëheqjes paralele të bisedimeve për anëtarësim në UE dhe udhëheqjen e bisedimeve me Republikën e Greqisë, nëse pala greke nuk tregon interes për tejkalimin e këtij kontesti.

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Petar Pop Arsov, në takim drejtoi pyetje deri te kryetari i Këshillit Evropian, z. Van Rompuj që ka të bëj me ç’frenimin e procesit evrointegrues dhe zhvillimin pa ndërprerë të njëjtit.

Click