Aktivitetet



E hënë, 29 mars 2010

PJESËMARRJA E DEPUTETIT ANDREJ ZHERNOVSKI NË MBLEDHJEN E KOMISIONIT PËR POPULLSI, REFUGJATË DHE MIGRIM

Deputeti Andrej Zhernovski do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Popullsi, Refugjatë dhe Migrim të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian, e cila mbahet më 30 dhe 31 mars 2010 në Paris.

Ai në funksionin e referuesit do ta prezantojë Projekt-raportin me temë:  ‘’Azili dhe dhuna në bazë të gjinisë’’. Sipas referuesit gratë kërkojnë azil për shkak të formave të njëjta të përndjekjeve si dhe meshkujt, por ato janë edhe viktima të përndjekjeve për arsye që janë specifike për gratë, si dhuna fizike, psikike dhe seksuale.

Në Projekt-raportin theksohet se gjatë shqyrtimit të kërkesave për azil, shtetet janë të detyruara që të marrin parasysh dimensionin gjinor, edhe pse sipas organizatave ndërkombëtare që merren me këtë çështje, shtetet jo gjithmonë i respektojë këto detyrime që çon në bazë të pasaktë sipas së cilës miratohet vendimi për azil.

Pritet që deputeti Andrej Zhernovski ta prezantojë Raportin në seancën plenare të Asamblesë Parlamentare të Këshillit Evropian deri në fund të vitit.    

Click