Aktivitetet



E mërkurë, 28 korrik 2010

NËNKRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, ZNJ. SVETLLANA JAKIMOVSKA, DO TA HAP EDICIONIN JUBILAR TË FESTIVALIT  ‘’DITËT E ILINDENIT’’

Nën patronazh të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, prej 29 korrik deri më 01 gusht 2010, në Manastir, do të mbahet jubileu i 40-të i Festivalit Republikan i valleve dhe këngëve popullore ‘’Ditët e Ilindenit’’. Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj-Svetllana Jakimovska, zyrtarisht do ta hap festivalin.

Festivali është skena e vetme në Maqedoni ku kultivohet dhe prezantohet tradita burimore popullore e paraqitur përmes valleve popullore, këngëve, traditës, veshjeve dhe është urë lidhëse e llojit të vet e traditës shumëshekullore me atë të sotmen.

Në programin e festivaleve do të marrin pjesë 30-40-të shoqëri kulturore artistike, grupe folklorike dhe ansamble nga të gjitha rajonet etnike në Republikën e Maqedonisë, pastaj grupe të Maqedonasve nga shtetet fqinje, si dhe grupe të nacionaliteteve që jetojnë në Maqedoni. 


 

Click