E enjte, 11 nëntor 2010
FJALIM I KRYETARIT VELJANOVSKI ME RASTIN E NJËZETË VITEVE TË ZGJEDHJEVE TË PARA PARLAMENTARE
![](wbstorage/articles/AB5A9565C24B2A438BAF061CD9E05D4F.jpg)
Zgjedhjet e para parlamentare, të mbajtura para njëzetë viteve, sipas meje paraqesin, së bashku me Referendumin e 8 shtatorit, përmbylljen e idesë shekullore dhe synimin e popullit maqedonas dhe të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë për shtet të pavarur dhe të mëvetësishëm,i cili bazohet mbi principet e demokracisë parlamentare, të drejtat dhe lirit e njeriut,sundimin e së drejtës, respektimin e drejtës së privatësisë, dhe të legjislacionit të tregut.