Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hënë, 8 nëntor 2010, Toronto

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOVSKI NË TAKIM ME MËRGIMTARËT MAQEDONAS NË KANADA

Zonja dhe zotëri,
Vëllezër dhe motra,
Miq të nderuar,

Për mua dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë  me të vërtetët është kënaqësi e madhe  që jemi sot këtu në këtë tempull të zotit i përkushtuar patronit të Kishës Ortodokse Maqedonase - arkipeshkopia e Ohrit Shën Klimenti i Ohrit. Ky tempull, i cili është ndërtuar në vitin 1965, edhe një herë e vërteton se populli maqedonas është popull besimtar, me identitet të thellë shekullor, nacional, kulturor dhe gjuhësor. Identitetin të cilën di ta ruaj, ta zhvillojë dhe ta bart në brezat e tyre.

Vizita e ime në Kanada është në kornizë të zhvillimi të marrëdhënieve bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Kanadës, veçanërisht bashkëpunim mes parlamenteve. Ky bashkëpunim intensifikohet në vitin 2008 kur ekselenca e tij Piter Miliken, kryetar i dhomën Përfaqësuese e vizitoi Republikën e Maqedonisë. Ju sigurisht e dini se veç më kisha takim me kolegun tim të nderuar Milken. Në takimin dhe në bisedat edhe një herë ishte shprehur se mes Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë nuk ka çështje të hapura. Me të vërtet, në hapësirë gjeografike jemi mjaft larg, prapëseprapë bashkëpunimi i jonë bilateral në suaza të organizatave ndërkombëtare dhe asociacionet është shumë e mirë dhe vazhdimisht zhvillohet, sepse i ndajmë vlerat e njëjta dhe principet, kurse ajo janë: Demokracia parlamentare, respektimi i të lirive dhe të drejtat e njeriut, mbizotërimi i të drejtës, prona private dhe ligjshmëritë e tregut. Në bisedat ishte theksuar se edhe Republika e Maqedonisë dhe Kanadaja, sot kanë kontribut të rëndësishëm në ruajtjen e paqes botërore dhe stabilitetit.

Në ato korniza, gjithsesi duke u nisur nga mundësitë reale të shtetit tonë, pjesëtarët e Armatave të Republikës së Maqedonisë dhe Kanadës marrin pjesë në më shumë misione paqeruajtëse në mbarë botën.

Në bisedat unë edhe një herë shpreha faleminderit për faktin se Kanadaja e pranoi Republikën e Maqedonisë nën emrin Kushtetues, si dhe për politikën principiele dhe përkrahjen të cilën na jep Kanadaja kur bëhet fjalë për anëtarësinë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, kishim takim dhe biseda me kryetarin e Senatit, ekselenca e tij Noel Kinsella, si dhe përfaqësues tjerë të lartë të parlamentit kanadez.

Prapëseprapë atë që veçanërisht dua ta ndaj është se të gjithë përfaqësuesit e lartë duke filluar nga zotëri Miliken, pastaj kryetari i Senatit zotëri Noel Kinsella, si dhe të tjerët që shprehën dy qëndrime të rëndësishme.

E parë është se Kanada është mik i vërtetë i Republikës së Maqedonisë dhe duke u nisur nga roli i saj në bashkësinë ndërkombëtare dhe më tej do ta përkrah Maqedoninë  në integrimet e saja në NATO dhe në Bashkimin Evropian.

E dyta, gjithashtu aq i rëndësishëm është fakti se të gjithë këto biseda ishte theksuar roli i Maqedonasve të cilët jetojnë në Kanada, dhe siç ishte thënë  japin kontribut të madh në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale, por edhe në zhvillimin e tërësishëm të Kanadasë si atdhe të dytë.

Edhe në takimin dhe ekselencën e tij Stiv Piter, kryetrari i Kuvendit në Ontario dëgjova shumë punë të bukura për Maqedonasit të cilët jetojnë këtu, për të cilët siç thatë janë njerëz punëtor dhe të ndershëm, të njohur në mjedisin e tyre, të cilët kanë dhënë kontribut më të madh në zhvillimin e Ontarios dhe Kanadasë. Besoni, me të vërtetë është e këndshme atë ta dëgjoni nga bashkëbiseduesit tuaj.

Të nderuar miq,

Më lejoni të kthehem në disa gjendje aktuale të atdheut. Së shpejti në Bruksel, Komisioni Evropian do ta publikojë Progres Raporti të Republikës së Maqedonisë për vitin 2010. Presim ai raport të jetë real siç ishin të kaluarat, kurse jam i bindur se edhe këtë vit do marrim rekomandim për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësi të plotë në Bashkimin Evropian. Ju e dini se rekomandimin e tillë morëm edhe vitin e kaluar, por fqinji jonë jugor Greqia, duke keqpërdorur statusin e tij të anëtarit të Bashkimit Evropian dhe principit të konsensusit të vërë veto në marrjen e datës. Arsye për këtë, siç e dini është absurd kontesti i Greqisë rreth emrit tonë kushtetues. Absurditet i cili na është imponuar nga vetë fillimi nga mëvetësimi i Republikës së Maqedonisë.  Mu ky kontest absurd rreth emrit tonë kushtetues dhe veto e Greqisë, ishin arsyet nga samit i fundit i NATO-s në Bukuresht, Republika e Maqedonisë të mos jetë anëtar i plotfuqishëm edhe pse i plotëson të gjitha kushtet. Se bëhet fjalë për absurditet, e dedikuar nga Greqia, flet fakti se sot 129 shtete nga tërë bota mes tyre edhe Kanadaja, SHBA, Kina dhe Rusia e pranuar emrin tonë kushtetues dhe ashtu na drejtohen në marrëdhëniet bilaterale.

Vetëm ta përkujtoj kur Republika e Maqedonisë, ishte pranuar në Kombet e bashkuara nën atë referencë të pa fat FIROM, respektimit Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë qartë është e regjistruar në dokumentet e  Kombeve të bashkuara se Greqia për këtë kontest, i cili është definuar si bilateral, nuk mund ti bllokojë proceset integruese të Republikës së Maqedonisë në integrimet euroatlantike, si dhe në organizatat ndërkombëtare. Për fat të keq, Greqia nuk e respektoi as këtë obligim ndërkombëtar siç thashë, e bllokoi hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO, si dhe për marrjen e datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Mu për atë Qeveria e Republikës së Maqedonisë parashtron padi deri te Gjykata Ndërkombëtare në Hag, sepse ne besojmë në principin në të drejtim ndërkombëtare dhe në obligimet të cilat dalin nga Rezoluta e Kombeve të Bashkuara, sipas të cilës Republika e Maqedonisë është e zbatuar si anëtare e plotfuqishme e Kombeve të Bashkuara.   Në këto vitet e kaluara si anëtare e Kombeve të Bashkuara, Republika e Maqedonisë për kujdesin të qartë dhe kontribut në aktivitetin e tërësishëm në organizatën botërore ishte zgjedhur  edhe si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Vëllezër dhe motra,

Tani dua të them diçka më tepër për këtë kontest absurd të cilin na e imponoi fqinji jonë jugor, Greqia. Kontesti të cilin e ndiejmë të gjithë, edhe ne në atdhe, dhe diaspora maqedonase.

Gjithsesi e dini se në suaza të Kombeve të Bashkuara zhvillohen negociata me Greqinë rreth gjendjes së zgjidhjes me kompromis rreth këtij kontesti absurd të imponuar. Edhe krahas asaj që na ndodhi në Samitin e NATO-s në Bukuresht dhe bllokada për hyrjen në Bashkimin Evropian ne mbetemi në këtë proces të negociatave për gjetjen e zgjidhjen të përhershme. Gjatë secilës është shumë e qartë, kurse besoni dhe shumë fortë qëndrojmë se ajo zgjidhje e kompromisit në asnjë rast nuk guxon ta rrezikojë identitetin nacional maqedonas, kulturor dhe gjuhësor. As kjo Qeveri, as cila do tjetër nuk mund të negociojë dhe të bëjë kompromis rreth këtyre vlerave të popullit maqedonas. Dua të theksoj se për këtë në Republikën e Maqedonisë kemi konsensus politik nga të gjitha partitë, pa dallim të orientimit të tyre ose parashenjës etnike. Ajo që sipas meje është shumë më e rëndësishme, por, në të njëjtën kohë, dhe shumë më obligative është për ne të cilët jemi në politikë dhe të cilët e udhëheqim shtetin dhe se qytetarët e Republikës së Maqedonisë pa dallim t ë përkatësisë së tyre etnike, maqedonas, shqiptarë, serb, turq, romë dhe të tjerë pa dallim të përkatësisë së tyre fetare na japin përkrahje të plotë për këtë çështje.

Në historinë e popullit maqedonas nuk është hera e parë dikush ta mohojë identitetin tonë nacional, kulturor dhe gjuhësor. Madje pjesë nga diaspora maqedonase nuk e lëshoi atdheun sepse ndiheshe maqedonas, ndërsa ishin të ndjekur nga pushtete të ndryshme.

Prapëseprapë populli maqedonas me përcaktimin e tyre të fortë, vetëdija për atë çka jemi dhe kush jemi, si dhe besimi i padyshimtë në, un do kisha thënë, përjetshmëria e identitetit maqedonas, çdoherë i ka fituar këto sulme agresive dhe bartësit e tyre.
Madje dikush sot nuk mund të mendojë të bëjë kompromis me idealet e Ilindenasve të parë prej 1903, Goce Dellçev, Dame Gruev, Gjorçe Petrov, Pitu Guli, Jane Sandanski, gemixhët dhe shumë të tjerë të cilët vdisnin në Meçkin Kamen dhe në të gjithë Maqedoninë.

Madje dikush mund t'i harroj idealet dhe jetët e luftëtarëve nga lufta nacionalçlirimtare të cilët u ngritën kundër të keqes më të madhe të shekullit të kaluar, fashizmi i cili ishte kanosje për të gjithë botën. Në të njëjtën kohë, ato luftonin dhe vdisnin për Maqedonisë si shtet i lirë i popullit maqedonas, në të cilin lirshëm do të flitet gjuha maqedonase, në të cilin do të ketë institucione arsimore maqedonase, ndërsa i cili në të njëjtën kohë do të jetë edhe shtet i të gjithë qytetarëve duke e respektuar përkatësinë e tyre  etnike.

Vellezër dhe motra,

Republika e Maqedonisë është atdheu ynë i vetëm, tjetër nuk kemi. Për atë askush nuk mund të negocojë, e aq më pak të bëjë kompromise në dëm të popullit maqedonas dhe identitetit të tij nacional. Një gjë e tillë do të ishte tradhti, ndaj të gjithë paraardhësve tanë të cilët luftuan për Maqedoni të lirë. Një gjë e tillë do të ishte tradhëti ndaj veprës së Vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodij të cilët e sollën arsimimin tek popujt slloven, me të cilën fjala e zotit dhe Evangjelisë u bënë më të kapshme për çdo njeri.

Ajo do të ishte tradhti edhe ndaj nxënësve të tyre, Shën Klimentit të Ohrit dhe Shën Naumit të cilët e themeluan kishën tonë të Shenjtë ortodokse maqedonase të Shën Klimentit. Ajo do të ishte tradhti edhe ndaj veprës së Vëllezërve Milladinovci, ndaj idealeve të kënduara në poezinë e tyre Malli për jug, ndaj Racinit dhe ndaj shumë veprimtarëve tjerë kulturorë, të cilët me poezinë e tyre dhe veprat tjera letrare, e vendosën gjuhën dhe kulturën maqedonase në nivel.

Ajo do të ishte tradhti edhe ndaj gjeneratës e cila para 20 viteve më 8 shtator në referendum u përcaktua për shtet të pavarur dhe të mëvetësishëm, Republika e Maqedonisë. Ajo do të ishte tradhti edhe ndaj Juve dhe ndaj tërë diasporës maqedonase e cila e ndarë në tërë kontinentet, asnjëherë nuk ka harruar cila është dhe çka është, nuk e ka harruar gjuhën e vet amtare, kulturën e vet nacionale, nuk e ka harruar këngën e bukur dhe folklorin maqedonas, dhe tërë këtë e bartë tek brezat e saja. Ajo do të ishte tradhti edhe ndaj të gjitha gjeneratat e ardhshme të popullit maqedonas. Pikërisht për këtë dua që para jush shumë qartë të them se kompromis i atillë, i cili prek në identitetin e popullit maqedonas, kurrë nuk do të pranohet.

Pikërisht për shkak të ruajtjes së identitetit tonë ne do të vazhdojmë me negociatat. Dua të theksoi se disa hapa të vegjël që tani i bën Qeveria aktuale e Greqisë dhe kryeministri Papandreu, i cili u takua me kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, janë pozitive dhe të dobishme në krijimin e atmosferës së besimit në mes të dy qeverive dhe të dy shteteve. Takimi i tillë i fundit ishte të premten e kaluar në Bruksel. Nga ana tjetër, Greqia Vazhdon me absurditetin dhe mohimin e të gjithë asaj që është maqedonase. Kështu këto ditë qeveria greke kërkoi nga Sllovenia, por edhe nga shtetet tjera anëtare të Bashkimit Evropian të mos importojnë verë nga Maqedonia, nëse në deklaratat shkruan se vera është me prejardhje maqedonase.

Për atë un i kuptoj deklaratat dhe propozimet e diasporës maqedonase, por jo edhe nga një pjesë e subjekteve vendase se duhet t'i ndërpresim negociatat.

Prapëseprapë  dua të theksoi se vetëm me negociata mund të gjejmë zgjidhje. Kurse ju e dini se qëndrimi i kësaj qeverie është se kur ajo zgjidhje do të arrihet do të shkoj në kontroll para qytetarëve, respektivisht në referendum do të vendoset se vallë ajo zgjedhje do të jetë e pranueshme.

Vëllezër dhe motra,

Më lejoni që të përqendrohem edhe në disa aktualitete tjera të cilat besoj se do ta tërheqin vëmendjen tuaj. Do ta përmend kodin zgjedhor, në të cilin pas ndryshimeve dhe plotësimeve paraprake u krijua kornizë ligjore në periudhën e ardhshme mandatarë, respektivisht në zgjedhjet e ardhshme në 2012 në Kuvend të ulen edhe deputet të cilët drejtpërdrejtë do ti zgjedh diaspora maqedonase.

Bëhet fjalë për 3 deputet edhe atë: një nga kontinenti i Amerikës, një nga Evropa, dhe një deputet nga Australia. Këto deputet do t'i zgjidhni ju këtu në përfaqësitë diplomatike - konsullore maqedonase.

Me këtë duam, që si shtet shumë më seriozisht dhe institucionalisht ta forcojmë lidhjen me juve, si një pjesë e pandashme e popullit maqedonas. Në këtë mënyrë, në parlamentin maqedonas në mënyrë shumë më efikase do të barten interesat, problemet dhe idetë e juaja, kurse e gjithë kjo do të kontribuojë në zhvillimin e mëtutjeshëm politik, ekonomik dhe zhvillimin në përgjithësi të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, jam i bindur se pikërisht përmes këto deputet të ardhshëm, diaspora maqedonase do të ketë informata shumë më kualitative për tërë atë çka ndodh në atdhe.

Në vijim janë aktivitete, gjithsesi përmes ministrive kompetente, si dhe Komisionit shtetëror zgjedhor, për azhurnimin e listës zgjedhore, kurse në kuadër të kësaj është edhe lista e diasporës maqedonase e cila mund që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votojë. Besoj se dini kusht që të dilet në votim është të posedoni dhe dokument maqedonas të udhëtimit, respektivisht pasaportë. Në ato korniza, internzivisht punohet edhe në përsosjen e procedurës për marrjen e pasaportës maqedonase respektivisht të tejkalohen të gjitha ato, do të thoja pengesa administrative burokratike të cilat deri më tani ishin prezent edhe të cilat pa arsye ju krijonin shumë probleme.

Të nderuar miq,

Në bisedimet të cilat i pata me përfaqësuesit më të lartë të parlamentit kanadez, ashtu edhe me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale edhe shkëmbyem edhe mendime për gjendjet ekonomike në shtetet, në veçanti gjendjen pas krizës botërore ekonomik e ecila nuk e kaloi as Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë ndërmori masa të cilat ishin në funksion të tejkalimit ose zbutjes së pasojave nga kriza ekonomike. Masa të cilat u treguan si shumë të suksesshme. Ajo shumë qartë e potencuar në raportet e institucioneve ndërkombëtare financiare siç janë Fondi monetar ndërkombëtar, Banka botërore, Banka evropiane për zhvillim etj.

Kujdes të veçantë i kushtojmë tërheqjes së investimeve të huaja përmes krijimit të klimës së nevojshme për biznes, nga ndryshimi i ligjeve dhe procedurave ligjore përmes përmirësimit dhe modernizimit të infrastrukturës, e deri te trajnimi i administratës me çka duam që Republika e Maqedonisë të bëhet e njohur dhe destinacion tërheqës investues për kapitalin e huaj. Konsiderojmë se diaspora maqedonase ka përparësi në këtë sferë duke pasur parasysh atë që e flet gjuhën maqedonase dhe e njeh atdheun e vet. Gjatë asaj, jam i bindur se patriotizmi nuk mund të jetë motiv kryesor për investime, motiv janë ligjësitë themelore ekonomike, sepse secili investim bëhet për shkak të profitit. Dhe pikërisht këtu është përgjegjësia më e madhe për ne si shtet përmes formave të ndryshme, përmes përfaqësive tona diplomatike, si dhe përmes promotorëve ekonomike e gjithë kjo në mënyrë kualitative tua prezantojë juve, por edhe investitorëve të huaj potencial.

Vëllezër dhe motra,

Diaspora maqedonase gjithmonë ka qenë zëri i popullit i cili në botë e ka përhapur të vërtetën për Republikën e Maqedonisë. Me ruajtjen e identitetit të vet nacional, kulturën, folklorin dhe traditat edhe në kohën kur populli maqedonase nuk kishte shtet të vetin ju bashkëqytetarëve të juaj, por edhe autoriteteve me sukses ua bartin të vërtetën për Maqedoninë dhe për popullin maqedonas. Vallë e gjith kjo që sot e shohim këtu, vallë kjo kishë e mrekullueshme e përkushtuar Shën Klimentit të Ohrit të cilën ju vet e ndërtuat dhe në të vilën përskaj dedikimit fetar, ka dhe do thoja dimenzion dhe përmbajtje nacionale,kulturore nuk është argumenti i vërtetë, për se kush jemi dhe çka jemi.  Maqedonasit në zhvillimin e tyre historik dhe civilizues u vërtetuan si popull i cili i përket civilizimit evropian.  Populli, i cili gjithmonë ka ditur që ta ruaj identitetin e vet nacional dhe fetar, por njëkohësisht ka qenë edhe i hapur ndaj tjetrit, të ndryshmit dhe ndaj kulturave dhe vlerave tjera. Pikërisht këto karakteristika e bëjnë diasporën maqedonase të njohu gjithkund ku është, pikërisht për këtë Maqedonasit këtu në qytetin tuaj të bukur dhe në tërë Kanadën janë të suksesshëm, të çmuar dhe të respektuar.

Besoni se pikërisht unë personalisht, e besoj se edhe anëtarët tjerë të delegacionit ndihemi krenar, ndihemi si te jemi në shtëpi në mes të miqve të vjetër.

 
a

Na ndiqni në: