Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E premte, 24 shtator 2010

Fjalim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski, në tryezën e rrumbullakët në kuadër të dekadës së Kombeve të Bashkuara në aksionin e përmirësimit të sigurisë në komunikacionin e rrugëve

Të nderuar përfaqësues të Federatës botërore automobilistike,
I Nderuar kryetar i Auto-moto Aleancës së Maqedonisë,
Të nderuar përfaqësues të Këshillit Republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve,
Zonja dhe zotërinj,

Siguria në komunikacionin e rrugëve, si pjesë e komunikacionit të përgjithshëm, është temë dhe çështje e cila ka interes më të gjerë shoqëror. Në të njëjtën kohë, kjo çështje, veçanërisht në këto procese dinamike të globalizimit, gjithashtu, merr dimension global. Të dhënat se çdo vjet në botë mbi 1,3 milion njerëz vdesin në fatkeqësi të komunikacionit, ndërsa dëmet materiale dhe pasojat e tjera janë pothuajse të pallogaritshme, tregon se bëhet fjalë për problem global.  Mu për atë, Kombet e bashkuara dekadën 2011-2020 e shpallën si dekadë për sigurinë rrugëve, ndërsa është sjellë edhe rezolutë e veçantë.

Për zgjidhjen e këtyre çështjeve, duhet të nisemi, para së gjithash, nga niveli lokal, përkatësisht shtetëror, pastaj të shkohet në të rajonal, dhe më pastaj në nivel të Evropës dhe më tutje. Tryeza e sotme e rrumbullakët, në të cilën janë përfshirë, si subjektet vendase ashtu edhe institucionale të citë janë të detyruar për sigurinë në komunikacionin e rrugëve, ashtu edhe miqtë tonë nga Evropa, me të vërtetë është mundësi e mirë të shihet se ku jemi si shtet në zgjidhjen e kësaj çështje. Në të njëjtën kohë kemi edhe mundësi t’i shkëmbejmë përvojat me miqtë tonë evropian. Unë do të thosha se me  këtë e bëjmë dhe hapin e vërtetë drejt realizimit të qëllimeve të përshkuara, si në nivel të shtetit ,ashtu edhe qëllimet e përmbajtura në Rezolutën e përmendur të kombeve të bashkuara, si dhe dokumenteve përkatëse të Unionit Evropian.

Zonja dhe zotërinj,

Republika e Maqedonisë, duke u përballur me rritjen e fatkeqësive në komunikacionin rrugor në pesë vitet e fundit e miratoi Ligjin për siguri në komunikacionin e rrugëve dhe akteve tjera relevante ligjore. Si njëri ndër dokumentet më të rëndësishme, në pajtim me detyrimet të cilat dalin nga statusi kandidat për anëtarësim të plotë në Unionin Evropian, Kuvendi në vitin 2008 e miratoi Strategjinë Nacionale të Republikës së Maqedonisë për përparimin e sigurisë në komunikacionin e rrugëve.

Aktivitetet në këtë sferë i zbaton Këshilli Republikan për siguri në komunikacionin e rrugëve.
Strategjia nacionale e Republikës së Maqedonisë për siguri në komunikacionin e rrugëve, duke i analizuar shkaqet dhe kushtet për fatkeqësitë natyrore, mbështetet në më tepër ligje dhe dokumente, siç është Ligji për rrugë publike, më tutje Programi Nacional shëndetësor dhe regullativa dhe praktika tjera relevante . Përkatësisht, në atë anë të përfshira aktivitete dhe masa interdisiplinare dhe ndërresoriale.  Duke i përcjellë planet edhe aktet e Unionit Evropian, me atë parashihet në Republikën e Maqedonisë që të zvogëlohet numri i viktimave nga komunikacioni me pasoja vdekjeprurëse për 50% dhe numrin e fëmijëve të vdekur, pjesëmarrës në komunikacion të jetë 0 (zero), përkatësisht të ulet në minimum.

Besoj , të gjithë do të pajtoheni kur bëhet fjalë për zvogëlimin e numrit të fëmijëve-viktima, në vend të parë është edukimi. Edukim i cili duhet të filloj në familje, pastaj përmes sistemit arsimor të krijoj gjenerata të njerëzve me kulturë të larët të komunikacionit dhe ndjesi për përgjegjës si pjesëmarrës në komunikacion. Ndërsa, mu në Programin Nacional, orientimi afatgjatë është në sferat strategjike, siç janë: Forcimin  e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e edukimit të komunikacionit dhe edukimit në vazhdimësi dhe trajnimit profesional.  

Zonja dhe zotërinj,

Në Republikën e Maqedonisë siguria në komunikacionin  e rrugëve është njëri nga prioritetet e vendosura. Qeveria, si dhe institucionet e tjera kompetente, duke përfshirë edhe Kuvendin, shumë seriozisht dhe në mënyrë aktive punojnë në zbatimin e realizimit efikas të të gjitha masave të parapara me Strategjinë Nacionale, me qëllim që të përmirësohet siguria në komunikacion. Në nivel të qeverisë, tani më ekziston trup nacional koordinativ, i cili kryen dhe mbikëqyrje të realizimit të Strategjisë, e përcjellë dhe koordinon përgatitjen planeve vjetore aksionare dhe raporte dhe jep drejtime për përmirësimin e mëtutjeshëm të sigurisë në komunikacion. Gjithashtu, Kuvendi i cili e miratoi Programin Nacional dhe i cila i emëron anëtarët e Këshillit Republikan përmes komisioneve kompetente të kuvendit, mund ta përcjell implementimin e Strategjisë Nacionale dhe të jep sugjestione dhe mendime të tija . Gjithsesi, si parlament, do të vazhdojmë me harmonizimin e mëtejmë të legjislacionit vendas me direktivat e UE-së  që kanë të bëjnë me këtë problematik.

Në fund, më lejoni t'ju dëshiroj punë të suksesshme, ndërsa miqve tanë qëndrim të mirë në Republikën e Maqedonisë.

Ju faleminderit për kujdesin.

 
a

Na ndiqni në: