Udhëheqja parlamentare



E shtunë, 22 maj 2010, Romë

DELEGACIONI SHTETËROR I UDHËHEQUR NGA KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI NË SHËNIMIN E MANIFESTIMIT "MAQEDONIA PËR NDER TË SHËN. CIRILIT" NË ROMË

Delegacioni shtetëror i Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski në kuadër të shënimit të manifestimit tradicional "Maqedonia për nder të Shën. Cirilit" i cili mbahet çdo vit në kryeqytetin e Italisë, ishte në audiencë te Papa Bendikti i 16-të.

Në audiencë te Shkëlqesia e Tij Papa Benedikti i 16-të, kryetari Trajko Velanovski shprehu  respekt dhe falënderim të thellë për pranimin dhe i përcjelli përshëndetjet e drejtuara nga kreu shtetëror i Republikës së Maqedonisë dhe e theksoi rëndësinë e misionit pastoral të Shkëlqesisë së Tij, angazhimin e sinqertë për paqe, solidaritet dhe dashuri ndërmjet gjithë popujve, duke i pasur parasysh të gjitha sprovat dhe sfidat me të cilat ballafaqohet bota.

Shenjtëria e Tij Papa Benedikti i 16-të në audiencë shprehu shpresë për zgjidhjen e shpejtë të kontestit me emrin e Republikës së Maqedonisë dhe theksoi se çdokush ka të drejtë ta përdorë emrin e vet. Kryetari Trajko Veljanoski e shfrytëzoi mundësinë që edhe një herë t’i bëjë ftesë Papa Benediktit të 16-të që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë.

Kryetari Trajko Veljanoski realizoi takim edhe me sekretarin shtetëror të Fronit të Shenjtë, kardinalin Tarçisio Bertone, me ç'rast shprehu falënderim për përkrahjen parimore të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga Froni i Shenjtë. Kryetari Veljanoski theksoi se mësimi i Krishtit, fesë dhe kishës së bashku me gjuhën dhe arsimimin, të cilat vëllezërit e shenjtë Cirili dhe Metodi ua lanë popullit maqedonas janë vlerat themelore mbi të cilat është përkufizuar dhe mbi të cilat zhvillohet identiteti jonë nacional dhe kulturor.

Në delegacionin zyrtar, krahas kryetarit Trajko Veljanoski marrin pjesë edhe koordinatorët e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, znj. Silvana Boneva, zëvendës - koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, z. Safet Neziri, zëvendës - koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, z. Marjanço Nikollov, zëvendës - koordinatori i grupit parlamentar të PRSD-së, PL-së dhe AR-së, z. Goran Misovski, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, z. Zoran Petrov, zëvendësministër i Kulturës i Republikës së Maqedonisë, z. Dragan Nedelkoviq, drejtor i Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze në Republikën e Maqedonisë, znj. Valentina Bozhinovska.

Delegacioni pasnesër më 24 maj, do të marrë pjesë në lutjen mbi varrin e Shën Cirilit në bazilikën "San Klemente" në Romë.

Click