Udhëheqja parlamentare



E enjte, 18 shkurt 2010

TAKIM I DELEGACIONIT TË KONGRESIT ME KRYETARIN E KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e priti Delegacionin e Kongresit, të udhëhequr nga kongresmeni z. Erll Pomeroj, ambasadori i SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, z. Filip Riker dhe drejtori i Agjencisë për Zhvillim Ndërkombëtar të SHBA-së, z. Majkëll Fric.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u përqendrua në bashkëpunimin e deritanishëm të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kongresit të SHBA-së, duke theksuar se me ndihmën  e tyre  janë realizuar më shumë projekte, siç janë salla “Boris Trajkovski”, e cila ka karakter multikulturor, realizimi i projektit “Biblioteka e Kuvendit” me qëllim të krijimit të fondit të ri të bibliotekës, krijimit të parashikimeve të reja hapësinore teknike për hapësirën e re të bibliotekës etj.

Por, ajo që është më me rëndësi, theksoi kryetari Veljanoski, ky bashkëpunim   ndikon në miqësinë e mëtejshme të Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së, si dhe parimet e demokracisë parlamentare tek ne.

Kongresmeni z. Erll Pomeroj, duke theksuar se disa herë e ka vizituar   Republikën e Maqedonisë, ka shprehur mirënjohje për zhvillimin pozitiv të shtetit dhe në ato suaza, gjithsesi edhe të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, si dhe të parlamentarizmit në tërësi.

"Marrëdhëniet ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Kongresit, ne i shohim si partneritet kualitativ prej të cilit të dyja palët mund t’i bartin përvojat e tyre. Në veçanti jam i impresionuar nga efikasiteti i miratimit  të ligjeve, që rol të rëndësishëm ka edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe kjo flet se në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë,  dialogu politik është në nivel të lartë” tha kongresmeni z. Erll Pomeroj.

Gjatë bisedës të dyja palët e theksuan nevojën që ky bashkëpunim dhe kjo miqësi në kontinuitet të vazhdojë në forma të ndryshme.

Click