Udhëheqja parlamentare



E premte, 07 maj 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOVSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË MALIT TË ZI, SHKËLQESINË E TIJ DUSHAN MRDOJEVIÇ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e sapoemëruar dhe të autorizuar të Republikës së Malit të Zi në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e tij Dushan Mrdojeviç

Në takim, kryetari Veljanovski i theksoi marrëdhëniet e gjertanishme miqësore me Republikën e Malit të Zi dhe shprehu shpresën se ky intensitet i bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai e potencoi rëndësinë e përforcimit të bashkëpunimit parlamentar ndërmjet dy shteteve dhe e theksoi rëndësinë e integrimit euroatlantik në rajon, gjë që do të jetë me rëndësi të madhe për zhvillimin e Republikës së Malit të Zi dhe të Republikës së Maqedonisë.

Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Malit të Zi, z. Dushan Mrdojeviç, e shprehu kënaqësinë e vet nga takimi me kryetarin Veljanovski dhe e shfrytëzoi mundësinë që t'ia përcjellë përshëndetjet  e kolegut të tij, kryetarit të Parlamentit të Malit të Zi, z. Ranko Krivikapiç.

Në takim, ambasadori Mrdojeviç e potencoi, gjithashtu, rëndësinë e integrimeve evropiane dhe theksoi se për Republikën e Malit të Zi me rëndësi të veçantë është bartja e përvojave që i ka Republika e Maqedonisë si vend –kandidat për anëtarësim  në Unionin Evropian.

Ambasadori Dushan Mrdojeviç veçanërisht e shprehu nevojën e bashkëpunimit më të madh duke pasur parasysh potencialin ekonomik që e kanë dy shtetet.   


 

Click