Udhëheqja parlamentare



E premte, 29 janar 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE TË AUTORIZUAR TË REPUBLIKËS SË INDISË, SHKËLQESIA E TIJ DIVIAB MANÇANDA

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski e pranoi ambasadorin e porsaemëruar dhe të autorizuar të Republikës së Indisë në Republikën e Maqedonisë, Shkëlqesinë e tij Diviab Mançanda. Në takim kryetari Veljanovksi e shkrehu nevojën e përforcimit të bashkëpunimit me një vend mik të rëndësishëm, siç është Republika e Indisë dhe shprehu gatishmëri që si Kryetar i Kuvendit të ndihmojë në intensifikimin e të gjitha formave të bashkëpunimit parlamentar. "Me Republikën e Indisë kemi edhe diçka të përbashkët, ajo është Nënë Tereza e cila ka lindur në Shkup, ndërsa ka jetuar dhe punuar në Indi dhe sot është përvjetori i hapjes së shtëpisë së Nënë Terezës në Shkup", theksoi kryetari Veljanovski.

Ambasadori i Republikës së Indisë shprehu kënaqësinë e tij nga vizita e parë e tij në Republikën e Maqedonisë dhe gjithashtu e potencoi rëndësinë e bashkëpunimit politik ndërmjet dy vendeve, dhe siç tha pret që edhe Republika e Indisë në periudhën e ardhshme të hap ambasadë të veten në Republikën e Maqedonisë, me ç'rast më tepër do ta lehtësonte komunikimin e ndërsjellë si në planin politik ashtu edhe në planin ekonomik.

Click