Udhëheqja parlamentare



E enjte 18 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME Z. JORGO SHACIMARKAKIS DHE Z. ALOJZ PETERLE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot i priti bashkëkryesuesin e Komitetit të Përzier Parlamentar-Republika e Maqedonisë dhe Unioni Evropian, z. Jorgos Shacimarkakis dhe shefin e Delegacionit të Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z. Alojz Peterle.

Duke u rikujtuar në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë dhe rekomandimin për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Unionin Evropian, si dhe në Raportin e raportuesit në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë, evrodeputeti Zoran Taler, kryetari Veljanoski tha se detyrë primare e Kuvendit është miratimi i programit NPPA, përkatësisht miratimi i të Drejtës evropiane, por edhe përshtatje institucionale dhe administrative me qëllim të përgatitjes për anëtarësim në UE. Forcimi i mëtejshëm i parimeve të parlamentarizmit, në ato suaza edhe të dialogut politik është konstante në punën tonë si dhomë ligjvënëse. 

”Republike e Maqedonisë nuk mori datë për fillimin e negociatave me UE-në për shkaqe tanimë të njohura, edhe pse të gjithë miqtë tanë evropian deklarojnë se kontesti me emrin është çështje bilaterale e cila nuk guxon të ndikojë në proceset integruese evroatlantike. Megjithatë, Republika e Maqedonisë edhe mëtej do të vazhdojë me reformat e nevojshme, njëkohësisht edhe me negociatat të cilat mbahen nën patronazhin  e KB-së për gjetjen zgjidhjes së kompromisit. Greqia është fqinji ynë dhe për këtë arsye ne dëshirojmë të kemi marrëdhënie miqësore shumë të zhvilluara, të cilat do të bazohen në besimin dhe respektin e ndërsjellë. Kjo është në interes të stabilitetit, zhvillimit dhe integrimit të rajonit në UE”, deklaroi kryetari Veljanoski.

Evrodeputeti Alojz Peterle theksoi se Republika e Maqedonisë në periudhën e kaluar ka arritur rezultate shumë të rëndësishme.

"Sigurisht se me këtë nuk ka përfunduar puna dhe reformat duhet të vazhdojnë. Ajo që të gjithë neve nga inkurajon, është fakti se ju e bëni atë, kurse ne si eurodeputetë, gjithashtu punojmë për integrimin e plotë të shteteve të rajonit. Lidhur me çështjen e emrit dëshiroj të theksoj se duhet të shfrytëzohet momenti i tanishëm, për shkak se të dyja palët tregojnë gatishmëri për gjetjen e zgjidhjes”, theksoi z. Peterle.

Evrodeputeti Jorgos Shacimarkakis, si dhe bashkëkryesuesi i Komitetit të Përzier Parlamentar, tha se edhe ai e ndan mendimin e njëjtë me kolegun e tij se është momenti i vërtetë për gjetjen e zgjidhjes.

"Për këtë shkak, të themi, i bëjmë shtypje edhe Maqedonisë edhe Greqisë, që ta zgjidhin këtë çështje e cila është në interes të dyja vendeve” pohoi z. Shacimarkakis.

Click