Udhëheqja parlamentare



E premte, 29 janar 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE TË AUTORIZUAR TË REPUBLIKËS DEMOKRATIKE POPULLORE TË ALGJERISË, SH. E. HABIB SHAUKI HAMRUI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, e pranoi ambasadorin e porsaemëruar dhe të autorizuar të Republikës Demokratike Popullore të Algjerisë në Republikën e Maqedonisë, SH. E. Habib Shauki Hamrui. Në takim kryetari Veljanoski e potencoi rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit parlamentar, si dhe të marrëdhënieve të përgjithshme politike ndërmjet dy shteteve, shprehu bindjen se me hapjen e ambasadave edhe në Republikën e Algjerisë edhe në Republikën e Maqedonisë do të krijohen më shumë mundësi për bashkëpunim, si në planin politik, ashtu edhe në atë ekonomik dhe e theksoi gatishmërinë e tij që në periudhën e ardhshme të realizojë takim me kryetarin e Parlamentit Algjerian.

Ambasadori i Republikës Demokratike të Algjerisë, SH. E. Habib Shauki Hamrui, e shprehu kënaqësinë e tij nga vizita e parë në Republikën e Maqedonisë, shprehu bindjen se në të ardhmen do të ketë mundësi për bashkëpunim më intensiv ndërmjet Maqedonisë dhe Algjerisë, si në planin bilateral, ashtu edhe në atë multilateral, dhe së bashku me kryetarin Veljanoski u pajtuan për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet grupeve për miqësi të të dy parlamenteve.

Click