Udhëheqja parlamentare



E premte, 22 janar 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI ME MINISTIRIN PËR PUNË EVROPIANE DHE NDËRKOMBËTARE TË REPUBLIKËS SË AUSTRISË MIHAEL SHPINDELEGER

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanovski realizoi takim me ministrin federal për punë evropiane dhe ndërkombëtare të Republikës së Austrisë Mihael Shpindeleger. Në takim Kryetari Veljanovski shprehu falënderim për vizitën e ministrit të Austrisë, e theksoi përkrahjen e Republikës së Austrisë për integrimet tona euroatlantike dhe e potencoi përgatitjen e Republikës së Maqedonisë për vazhdimin e reformave të cilat janë në agjendën e UE-së, si dhe vazhdimin e bisedimeve me Republikën  e Greqisë rreth gjetjes së zgjidhjes e cila do të ishte e pranueshme nga të dyja palët.

Ministri Shpindeleger e shprehu kënaqësinë e vet nga vizita në Republikën e Maqedonisë dhe në Parlamentin e Maqedonisë dhe, si ish-parlamentar i Austrisë, e theksoi rëndësinë e parlamenteve të të dy vendeve në bashkëpunimin bilateral dhe shprehu bindjen se ky bashkëpunim do të vazhdoj edhe në të ardhmen.  

Ministri i Austrisë  veçanërisht theksoi se Republika e Austrisë edhe më tutje do të vazhdoj ta përkrah Republikën e Maqedonisë, si dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane dhe marrëdhëniet e afërta miqësore dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe më tutje.

Click