Udhëheqja parlamentare



Е premte, 19 shkurt 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI, ME KOMISARIN PËR ZGJERIM DHE POLITIKË TË FQINJËSISË, Z. SHTEFAN FULE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e priti Komisarin për zgjerim dhe politik të fqinjësisë, z. Shtefan Fule.

Në takim, kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e saj vazhdojnë me reformat të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian.
‘’Edhe pse nuk morëm datë për fillimin e bisedimeve, ndërsa atë Komisioni Evropian e rekomandoi, ne shumë seriozisht dhe me përgjegjësi vazhdojmë të punojmë në realizimin e integrimit tonë në familjen evropiane të cilës i takojmë. Në këtë na obligon edhe fakti se mbi 92% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë janë për anëtarësim në UE dhe NATO. Në të njëjtën kohë, vazhdojmë me bisedimet të cilat udhëhiqen në mbështetje të KB-së dhe zotëri Nimicit për gjetjen e zgjidhjes për kontestin me emrin të imponuar nga Greqia fqinje. Zgjidhja e kontestit me emrin dhe anëtarësimi ynë në UE, gjithashtu, është në interes të Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin e rajonit, por gjithashtu është me rëndësi edhe për Evropën në tërësi’’, deklaroi kryetari Veljanoski
.

 Evrokomesari Shtefan Fule theksoi se Republika e Maqedonisë vitin e kaluar ka bërë hapa kualitativë përpara në procesin e integrimit në UE.

‘’Jam i bindur se këtë vit do të vazhdoni me reformat. Me ç'rast, dua të theksoj se Komisioni Evropian, përkatësisht të gjitha institucionet e UE-së, ju ju shohin si partner, pasi kemi projekt të përbashkët-integrimin e Republikës së Maqedonisë në UE. Sa i përket kontestit bilateral me Greqinë fqinje, mendoj se tani është momenti i duhur që kjo çështje të zgjidhet. Ne, si Komision Evropian, bëjmë gjithçka që t’i nxisim të dyja palët në gjetjen e zgjidhjes për kontestin me emrin’’, deklaroi Evrokomesari Fule.

           


 

Click