Udhëheqja parlamentare



E Premte, 26 mars 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË TRAJKO VELJANOSKI E PRANOI MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË TURQISË, AHMET DAVUTOGLLU

Në takimin, i cili kaloi në atmosferë të hapur dhe miqësore, të dyja palët vlerësuan se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë janë shumë të mira, nuk ka çështje të hapura, ndërsa e gjithë kjo jep bazë të mirë që ato marrëdhënie të zhvillohen dhe të thellohen. Kryetari i Kuvendit, Veljanoski, duke shprehur falënderim për përkrahjen nga ana e Republikës së Turqisë për anëtarësimin tonë në NATO, përkujtoi që Republika Maqedonisë edhe pas Bukureshtit në mënyrë aktive dhe të përgjegjshme i ndërmerr dhe i plotëson obligimet e saj ndaj aleancës.

“Maqedonia është shteti i vetëm që nuk është anëtar i NATO-s, ndërsa e rriti numrin e ushtarëve të saj në misionet paqesore, sidomos në Afganistan. Procesi i integrimeve euroatlantike është i pashmangshëm, pasi është në interes edhe të Republikës së Maqedonisë edhe të Evropës, andaj unë jam i bindur se ai do të ndodh”, theksoi Veljanoski.

Duke folur për bashkëpunimin parlamentar ndërmjet dy shteteve, Kryetari i Kuvendit theksoi se ai është shumë i mirë dhe zhvillohet në të gjitha rrafshet. Në marrëdhëniet e tërësishme dypalëshe ndërmjet dy shteteve rol shumë të rëndësishëm ka edhe bashkësia etnike turke tek ne. Me angazhimin e tyre në të gjitha fushat anëtarët e bashkësisë etnike turke përcaktohen si qytetarë luajalë dhe japin kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e tërësishëm të Republikës së Maqedonisë.

“Për ne Republika e Maqedonisë ka qenë dhe mbetet mik i madh dhe ju keni rol shumë të rëndësishëm në stabilitetin dhe zhvillimin e gjithë rajonit të Ballkanit. Shumë punë të cilat i keni arritur mund të shërbejnë si shembull për shtetet tjera në rajon", theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Turqisë,  Ahmet Davutogllu.

Duke përkujtuar se në të gjitha dokumentet e NATO-s në të cilat është e përmendur referenca e përkohshme për Maqedoninë, Turqia insiston që gjithmonë të qëndrojë edhe emri jonë kushtetues me të cilin ata na njohin.

“Kontestin për emrin nuk e krijuat ju, por pala tjetër, kurse Turqia në të ardhmen do ta intensifikojë angazhimin e saj q shumë shpejtë të bëheni anëtare e barabartë e NATO-s, sepse ju këtë që moti e keni merituar", theksoi ministri Davutogllu.

 


 
 

 

Click