Udhëheqja parlamentare



E hënë, 26 prill 2010

DELEGACIONI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË I UDHËHEQUR NGA KRYETARI TRAJKO VELJANOSKI SOT SHKOI NË VIZITË NË REPUBLIKËN POPULLORE TË KINËS

Gjatë vizitës, Kryetari i Kuvendit, Veljanoski dhe anëtarët e delegacionit të Kuvendit do të realizojnë takim me kryetarin e Komitetit të Përhershëm të Kongresit Popullor të Republikës Popullore të Kinës, Vu Bankou, që paraqet takim të parë të kryetarëve të parlamenteve ndërmjet dy shteteve, si dhe takim me kryetarin dhe anëtarët e grupit parlamentar për bashkëpunim ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës Popullore të Kinës

Kryetari Veljanoski do të takohet edhe me zëvendëskryetarin e Republikës Popullore të Kinës, Ksi Jingping dhe me nënkryetarin e Kongresit Popullor, Han Shid.

Në kuadër të vizitës në Republikën Popullore të Kinës, Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski dhe deputetët Sillvana Boneva, Cvetanka Ivanova dhe Xhevat Ademi do ta vizitojnë Shangain ku do të marrin pjesë në hapjen e ekspozitës botërore Shangai Ekspo 2010, në të cilën me hapësirë për ekspozitë merr pjesë edhe Republika e Maqedonisë, që paraqet mundësi para publikut botëror që të paraqitemi me trashëgiminë e pasur kulturore dhe historike, por edhe me ndërtimin e shoqërisë urbane mbi arritjet në fushën e  ekonomisë, shkencës dhe teknologjisë.


 

Click