Udhëheqja parlamentare



E mërkurë, 14 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, TRAJKO VELJANOSKI, U TAKUA ME PRESIDENTIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, SH. T. BAMIR TOPI

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski, sot realizoi takim me Kryetarin e Republikës së Shqipërisë, SH. T. Bamir Topi. Në takimin, Kryetari Veljanoski e potencoi nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe bashkëpunimin intensiv parlamentar i cili është në rritje të vazhdueshme pozitive dhe shprehu besimin se kjo dinamikë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe në të ardhmen, e theksoi rëndësinë e reformave të cilat i realizojmë si shtet dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë dhe, siç theksoi, Kryetari Veljanoski rëndësi të veçantë për vendet fqinje të rajonit paraqet integrimi i plotë në NATO dhe UE.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, u falënderua për pritjen e ngrohtë me rastin e kësaj vizite të tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe, siç theksoi ai, e vlerëson lartë këtë vizitë të vendit mik dhe fqinj, e potencoi gjithashtu nivelin e lartë të marrëdhënieve të zhvilluara bilaterale dhe e theksoi rëndësinë dhe nevojën e dialogut dhe komunikimit të vazhdueshëm ndërmjet dy vendeve dhe drejtoi falënderim të veçantë për Kryetarin Veljanoski që i mundësoi të mbajë fjalim para deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në institucionin i cili paraqet shtyllën e demokracisë, siç theksoi Presidenti Bamir Topi.
 
 
 
 
 
 
  
  

Click