Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE


E hanë , 01 nëntor 2010

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovski në vizitë zyrtare në Kanada

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanovksi, prej sot është në vizitë zyrtare në Kanada, me ftesë të kolegut të Kanadasë, kryetarin e Odës përfaqësuese të Parlamentit të Kanadasë, z. Piter Miliken.

Kryetarin Veljanovski e shoqëron delegacioni  i kuvendit, në përbërje: z.Andrej Petrov, kryetar i grupit parlamentar për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë me Parlamentin e Kanadasë dhe anëtarëve të grupit: z.Aleksandar Nikollovski dhe z. Safet Neziri.

Gjatë kohës së vizitës zyrtare në Kanada, në Otavë, kryetari, përveç me nikoqirin kryetar i Odës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, z. Piter Miliken, do të realizoj takime edhe me kryetarin e Senatit të Kanadasë, z. Noell Kinsella, me ministrin e punëve të jashtme,z.Piter van Louon, me deputetë të Odës së Përfaqësuesve, me kryetar dhe anëtarë të më tepër komisioneve të Parlamentit të Kanadasë, si dhe me Asociacionin Kanadezo-evropiane për OBSE dhe grupi kanadez për Union Interparlamentar. Kryetari Veljanovski dhe delegacioni i kuvendit morën ftesë të marrin pjesë në mbledhjen e Odës së Përfaqësuesve dhe në seancën e Senatit të Kanadasë.

Në kuadër të vizitës në Kanada, Kryetari i Kuvendit në Toronto do t’i vizitoj komunat më të mëdha kishtare, ku do të takohet me  bashkësinë  e mërgimtarëve  maqedonas  në Kanada, ndërsa  do të realizoj edhe takime dhe me Kryetarin  e Kuvendit  të krahinës së Ontarios, z. Stiv  Piters, dhe me pjesëtarë tjerë të rëndësishëm të krahinës dhe qyteteve në të cilën jeton një numër i madh i popullatës maqedonase.

 
a

Na ndiqni në: