Udhëheqja parlamentare



E premte, 9 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT VELANOVSKI PRANOI DELEGACIONIN E KËSHILLIT REPUBLIKAN PËR SIGURI NË KOMUNIKACIONIN RRUGOR TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Në takimin, kryetari i Këshillit Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor, z.  Nikolla Angellovski, Kryetarit të Kuvendit, z. Trajko Veljanoski i ndau Plaketë në shenjë të bashkëpunimit dhe meritave të veçanta në avancimin e punës së Këshillit Republikan dhe, në përgjithësi, përforcimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Në fjalimin e tij, kryetari i Këshillit Republikan theksoi se Plaketa,  Kryetarit Veljanoski i ndahet për përkrahjen e tij personale, por edhe si kryetar i Kuvendit në miratimin e Strategjisë nacionale për avancimin e sigurisë në komunikacionin rrugor.

Kryetari i Kuvendit, duke u falënderuar për Plaketën e marrë, theksoi se kjo nuk është vetëm mirënjohje e tij, por meritë e të gjithë deputetëve. 

“Miratimi i Strategjisë nacionale për siguri në komunikacion (e cila për herë të parë u miratua tek ne), është çështje që na tangon të gjithëve pa dallim të përkatësisë politike.  Si Kuvend dhe si deputetë, jemi të obliguar çdoherë të synojmë ta përmirësojmë sigurinë në rrugët tona. Për këtë, Strategjia nacionale ka rol të madh, pasi miratimi i saj, e aq më tepër implementimi i saj, gjithsesi ndikon mbi sigurinë më të madhe në komunikacion. Besoj se edhe në të ardhmen do të vazhdojmë të gjithë së bashku të punojmë dhe të kontribuojmë për sigurinë më të madhe në komunikacionin rrugor në Republikën e Maqedonisë", theksoi Kryetari i Kuvendit, z.  Trajko Veljanoski. 
 
 
  

Click