Udhëheqja parlamentare



E martë, 13 prill 2010

KRYETARI I KUVENDIT, Z. TRAJKO VELJANOSKI, E PRANOI SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT EVROPIAN, Z. TORNBJORN JAGLAND

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e pranoi sekretarin gjeneral të Këshillit Evropian, z.  Tornbjorn Jagland. Në takimin, Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe të gjitha institucionet e saj vazhdojnë me reformat të cilat janë të nevojshme për anëtarësimin tonë në Unionin Evropian dhe institucionet evropiane.

“Kuvendi jonë dhe Delegacioni ynë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit Evropian kanë dhënë dhe janë të gatshëm të japin kontribut të plotë dhe të angazhuar në realizimin e detyrave në kryesimin e Maqedonisë me Këshillin Evropian. Qysh vitin e kaluar ishim një nga shtetet anëtare në të cilën u shënua 60-vjetori i KE-së me mbledhje solemne, me tribuna përkatëse, tryeza të rrumbullakëta, në të cilat ishin të përfshirë shkencëtarë dhe organizata joqeveritare. Në këtë mënyrë kontribuuam për rritjen e pranisë dhe  dukshmërisë në opinion të asaj që e bën Këshilli Evropian. Në kuadër të Këshillit Evropian ne ndodhemi në fazën e finalizimit të dialogut postmonitoring që zgjatë më shumë vite, ndërsa në masë më të madhe është kapërcyer ajo që si obligim është kërkuar prej nesh gjatë pranimit në Këshillin Evropian", theksoi Kryetari Veljanoski.

Kryetari Veljanoski theksoi se këtë vit në maj na pret organizimi i sesionit të Komitetit të Përhershëm, si ngjarje e parë që do të jetë mbledhje më e madhe ndërkombëtare parlamentare, e organizuar te ne, në të cilën do të marrin pjesë parlamentarë nga 47 vende anëtare.

"Në të njëjtën kohë, vazhdojmë me negociatat të cilat mbahen nën patronazhin e KB dhe zotit Nimic për gjetjen e zgjidhjes për kontestin e emrit, të imponuar nga Greqia fqinje. Zgjidhja e kontestit të emrit dhe anëtarësimi ynë në UE, gjithsesi, është në interes të Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu është me rëndësi për stabilitetin dhe integrimin e rajonit, si dhe për Evropën në tërësi", deklaroi Kryetari Veljanoski.

 Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Evropian, z.  Jagland, theksoi se nuk dyshon se kryesimi i Maqedonisë do të jetë i suksesshëm dhe cilësor.

“Shteti juaj posedon potencial, keni reforma të suksesshme, hyni në fazën e hapjes së negociatave me UE-në, më nuk e keni regjimin e vizave, posedoni kredibilitetin e vendit demokratik dhe kryesimi juaj vjen në periudhë të rëndësishme dhe të vlefshme për Këshillin Evropian”, deklaroi z.  Jagland.

 Sekretari i përgjithshëm i Këshillit Evropian, z.  Jagland, theksoi se në vigjilje të marrjes së kryesimit, është i vetëdijshëm për sensitivitetin e çështjes së emrit dhe shprehu besimin se kjo nuk do t’i lë errësojë të gjitha detyrat dhe punët tjera të rëndësishme gjatë kohës së kryesimit të Republikës së Maqedonisë me Këshillin Evropian.

Click