Udhëheqja parlamentare



E premte, 9 korrik 2010

TAKIM I KRYETARIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI ME KRYETAREN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SERBISË, ZNJ. SLLAVICA GJUKIQ DEJANOVIQ

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski ishe nikoqir i koleges së tij kryetares së Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, znj. Sllavica Gjukiq Dejanoviq, me ç'rast realizoi takim të përbashkët  në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në takim kryetari Veljanoski theksoi kënaqësinë e tij për këtë vizitë të znj. Dejanoviq me konstatimin se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë sërish janë në nivel të lartë dhe miqësor ashtu siç kanë qenë kaherë  dhe theksoi se në interes të të dy shteteve është që të vazhdojnë ta përforcojnë dhe intensifikojnë bashkëpunimin e tyre në të gjitha sferat.

Kryetari Veljanoski në mënyrë të veçantë theksoi prioritetet e mëtejme në bashkëpunimin e dy vendeve veçanërisht në planin e proceseve integruese evropiane dhe theksoi se Republika e Maqedonisë e përkrah haptas Republikën e Serbisë  në rrugën e saj aspiratave për në UE dhe Republika e Maqedonisë është e gatshme që në këtë plan t'i ndajë përvojat e saj me Republikën e Serbisë dhe " jemi të gatshëm që të gjitha çështjet e hapura të cilat ekzistojnë ndërmjet dy palëve t'i zgjidhim me dialog të hapur miqësor", theksoi kryetari Veljanoski.

"Politika të cilën e udhëheq Republika e Maqedonisë doemos duhet të jetë në pajtim dhe në vijë të njëjtë me politikën e UE-së dhe NATO-s sepse ky është interesi ynë nacional të cilin e përkrahin rreth 90% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, dhe së këtejmi shpresoj që Republika e Serbisë do të ketë mirëkuptim për politikën tonë dhe relacionet të cilat i kemi në rajon", theksoi kryetari Veljanoski.

Kryetarja e Kuvendit Popullor të Republikës së Serbisë, Sllavica Gjukiq - Dejanoviq shprehu kënaqësinë e saj nga kjo vizitë në Republikën e Maqedonisë, vendin të cilin e ndjen të afërt dhe miqësor, dhe veçanërisht theksoi se në të ardhmen të dy vendet do të kenë mundësi që të zgjidhin më shumë çështje të mira dhe të përbashkëta që janë me interes të ndërsjellë evropian.

Kryetarja Dejanoviq e theksoi rëndësinë e bashkëpunimit parlamentar  dhe shprehu kënaqësinë për intensitetin e zmadhuar të komunikimit të dy parlamenteve në të gjitha nivelet, dhe së bashku me kryetarin Veljanoski e theksuan rëndësinë  e zhvillimit të diplomacisë parlamentare. Në fund të dy bashkëbiseduesit u shprehën për rëndësinë e respektit të ndërsjellë dhe përforcimit të të drejtave të pakicave nacionale të cilat jetojnë në të dy shtetet.

Click