Udhëheqja parlamentare



E mërkurë 10 mars 2010

KRYETARI I KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË, Z. TRAJKO VELJANOSKI REALIZOI TAKIM ME DELEGACIONIN E KUVENDIT TË SLLOVENISË TË UDHËHEQUR NGA KRYETARI DR. PAVELL GANTAR

Në fillim të bisedimeve të dyja palët theksuan se marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Sllovenisë janë shumë të mira dhe më shumë se miqësore, ndërsa ndërmjet dy shteteve nuk ka çështje të hapura. “Kjo na jep mundësi që marrëdhëniet bilaterale t’i thellojmë në të gjitha sferat dhe në të gjitha nivelet”, theksoi Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski.

Duke shprehur falënderim për përkrahjen e deritanishme parimore të cilën Republika e Sllovenisë ia jep shtetin tonë në realizimin e përcaktimit strategjik, ato janë integrimet evroatlanitike, kryetari Veljanoski përkujtoi  në raportin e paradokohshëm i cili u miratua në Parlamentin Evropian, në të cilin qartë thuhet se Republika e Maqedonisë në një periudhë të arsyeshëm duhet të merr datë për fillimin e negociatave. 

“Në fazën e negociatave dhe të hapjes së kapitujve, parlamentet nacionale kanë rol shumë të rëndësishëm dhe përgjegjës dhe pikërisht këtu e shoh mundësinë për intensifikimin e bashkëpunimit ndërmjet të dy parlamenteve”, tha Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski.
Në bisedime u fol edhe për bashkëpunimin rajonal, për të cilin të dy kryetarët theksuan se është shumë i rëndësishëm, duke shprehur kënaqësinë se po zhvillohet mirë. Me këtë rast, impuls të madh jep edhe e ashtuquajtura demokraci parlamentare, theksoi kryetari Veljanoski.

Në bisedime, Kryetari i Kuvendit z. Trajko Veljanoski, u përqendrua edhe në  dukurinë në disa shtete evropiane, ku  disa qytetarë të Maqedonisë, kërkojnë azil politik. 

”Dëshiroj të theksoj se nuk bëhet fjalë për kurrfarë problemi politik për këta bashkëqytetarë tanë, as për ndonjë politikë qeveritare, por për manipulimin e këtyre njerëzve nga ana e disa individëve, ndërsa si prapavijë kanë motivet ekonomike. Pikërisht për këtë shkak, të gjitha institucionet në shtet kësaj  i përkushtojmë kujdes të madh dhe marrim masa konkrete për qytetarët tanë që t’ua sqarojmë liberalizimin e vizave, përkatësisht se udhëtimi i lirë nuk mund të jetë dalje nga gjendja sociale-ekonomike e çdo individi”, deklaroi Kryetari Veljanoski.

Për ne, Republika e Maqedonisë është shtet evropian, ndërsa unë personalisht jam i impresionuar nga përparimi të cilin e keni arritur, si dhe nga kontributi dhe pjesëmarrja juaj në misionet paqesore të NATO-s, theksoi në fillim kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, z. Pavell Gantar.

„Tani për tani, nuk ka asnjë arsye që Republika e Maqedonisë të mos jetë anëtare e barabartë e NATO-s, apo që t’i fillojë negociatat me UE-në. Gjithsesi, këtu është qëndrimi i Greqisë dhe kontesti për emrin, por ai është kontest bilateral i cili nuk guxon të ndikojë mbi proceset e integrimeve evroatlantike të Republikës së Maqedonisë. Pikërisht për këtë, Republika e Sllovenisë edhe më tutje do ta përkrah Maqedoninë në procesin e integrimeve evroatlantike. Sa i përket problemit me dukurinë e azilkërkuesve në disa shtete evropiane, dua të them se kur bëhet fjalë për qytetarët tuaj nuk është ndonjë dukuri masive, gjithashtu nuk është edhe diçka  e re. Gjegjësisht, këso lloj dukurish kanë ndodhur edhe në të kaluarën, kur disa shteteve tjera evropiane iu hoq regjimi i vizave” theksoi kryetari Gantar.

„Përndryshe, Parlamenti i Sllovenisë me të gjitha kapacitetet e tij, është i përgatitur t’ju jep çfarëdo lloj ndihme”, theksoi kryetari i Kuvendit të Sllovenisë, z. Pavell Gantar.

Click